Wednesday, May 29, 2013

Universiteti EUROPIAN i Tiranes -Adresa: Bulevardi Gjergj Fishta Tirane

PROGRAMET BACHELOR
Fakulteti Juridik

-Juridik

Fakulteti i Ekonomise dhe Teknologjise se Informacionit

-Menaxhim Biznesi
-Finance dhe Banke
-Marketing
-Informatike Ekonomike (Menaxhim Biznesi)
-Informatike Ekonomike (Finance Banke)

Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit Shkenca Politike

-Marrdhenie Nderkombetare
-Shkenca Politike
-Psikologji
-Sociologji-Antropologji Sociale
-Komunikim-Marrdhenie Publike
-Komunikim-Dizajn
-Komunikim-Gazetari
-Mesuesi-Cikel i Ulet

MASTER PROFESIONAL

-Drejtesi
-Banka & Sigurime
-Marketing
-Menaxhim Biznesi
-Informatike e Aplikuar
-Marrdhenie Publike
-Dizajn Grafik
-Shkenca Politike
-Qeverisje e korporatave(ne Anglisht)
-Marrdhenie Nderkombetare
-Diplomaci
-Mesuesi
-Psikologji Shkollore
-Sociologji e Aplikuar

MASTER I SHKENCAVE

-E Drejte Private dhe Biznesi
-E Drejte Publike & Nderkombetare
-Finance Banka
-Administrim Biznesi
-Informatike Ekonomike
-Komunikim-Marrdhenie Publike
-Shkenca Politike
-Marrdhenie Nderkombetare
-Psikologji
-Sociologji-Antropologji Sociale
-Mesuesi

DOKTORATURE
Shkenca Ekonomike

-Finance
-Menaxhim
-Ekonomi dhe zhvillim i qendrueshem
-Menaxhim i Sistemeve te Informacionit

Shkenca Juridike

-E Drejte Publike
-E Drejte Penale
-E Drejte Nderkombetare
-E Drejte Civile
-E Drejte Biznesi

Shkenca Sociale

-Shkenca Komunikimi
-Shkenca Politike
-Marrdhenie Nderkombetare
-Sociologji
-Antropologji Sociale
-Psikologji
-Pedagogji


Kategoritë e Bursave në UET

Bursat e Ekselencës
Ne nxisim dhe ndihmojmë me bursa studentët e shkëlqyer.
Në përputhje me rezultatet e vitit paraardhës, çdo vit jepen
bursa për studentët e shkëlqyer. Bursat e Ekselencës përveçse
vlerësojnë arritjet e studentëve, nxisin edhe konkurrencën në
dobi të rritjes së nivelit të përgatitjes së studentëve.

Bursa Sociale
Jemi të ndërgjëgjshëm për vështirësitë që grupe të caktuara hasin
në realizimin e studimeve universitare. Kontributin tonë karshi shoqërisë
mundohemi ta japim duke akorduar Bursa Sociale për shtresat në
nevojë, ndonjëherë edhe në bashkëpunim me aktorë të tjerë shoqërorë
dhe institucionalë.

Bursa Talenti
Jemi në krah të studentëve që tregojnë se kanë prirje dhe arrijnë të
spikasin në fusha të ndryshme si: arti, politika, sporti dhe shkenca.
Për të stimuluar punën dhe përkushtimin e tyre, UET akordon
Bursat e Talentit që u vijnë në ndihmë të rinjve të talentuar.

Bursa lidershipi
Ne besojmë se ndryshimet e shoqërisë do të vijnë nga të rinjtë
aktivë që angazhohen dhe dinë të angazhojnë të tjerë. Të rinjtë
që kanë treguar se kanë aftësi lideri dhe që duan të përfshihen
akoma më shumë në zhvillimin e shoqërisë UET-i i mbështet
duke u ofruar Bursën e Lidershipit.

Bursa lidershipi shqiptar në rajon
Të gjithë të rinjve shqiptarë që dëshmojnë se janë elementë
aktivë të shoqërisë dhe që duan të rrisin cilësinë e përfshirjes
së tyre u vijmë në ndihmë duke u ofruar bursa studimi.

Këtë vit Universiteti Europian i Tiranës do të ofrojë 100 bursa në total për studentët, duke marrë për bazë përkushtimin e tyre karshi studimit

Gjate periudhes se studimit cdo student duhet te ndjeki 60% te lendes
Oret e seminareve jane te detyrueshme ndersa leksionet fakultative.

Mjedisi në UET
Tek ne gjendet jeta e qytetit plot mundësi e në të njëjtën kohë një hapësirë e qetë studimi për të kultivuar dijet. Pozicionimi brenda qytetit është lehtësi për studentët, qoftë për transportin e përditshëm, ashtu edhe për afrinë me institucionet apo bizneset kryesore ku kryejnë praktikën profesionale.
Ambiente çlodhëse dhe shërbimet
Brenda kryeqytetit, kampusi i UET funksionon si një qytet më vete për studentët. Këtu studentët jo vetëm studiojnë por edhe organizojnë një pjesë të mirë të ditës së tyre midis aktiviteteve të ndryshme sociale.
Restoranti dhe bari
Brenda mjediseve të UET, gjendet bari i Universitetit me mjedis të hapur dhe të mbyllur.
Gjithashtu në UET funksionon dhe restoranti me vetëshërbim, me një meny të pasur dhe të garantuar cilësisht. Është i hapur gjatë të gjitha ditëve kur zhvillohet mësim, në oraret e drekës.
Teknologjia
Kompjuteri, interneti, mbulimi me sinjal Wireless në të gjitha mjediset, si dhe përdorimi i gjerë i teknologjive të reja në mësimdhënie, janë në shërbim të studentëve. UET ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm në aplikimin e një sistemi të brendshëm të menaxhimit të të dhënave, UMS (University Management System), duke ofruar informacionin e nevojshëm vetëm me një klik.

No comments:

Post a Comment