Friday, May 31, 2013

Universiteti Nderkombetar i Tiranes. adresa:rruga Fuat Toptani (rr.elbasanit) nr 54 Tirane.

Programe Studimi Bachelor

,,MËSIMORE, TEKSTET, STUDIMET, PROCESI MËSIMOR DHE PROVIMET
Neni 36
Programet Mësimore
Pedagogut i kërkohet të hartojë një plan mësimor para fillimit të orës mësimore. Çdo program mësimor analizohet hollësisht nga shefi i departamentit dhe në formën e tij përfundimtare dorëzohet për aprovim nga Rektori. Në orën e parë të lëndës programi iu ndahet studentëve për tu njohur dhe diskutuar. Në program studentëve u jepet informacion i mjaftueshëm për objektivat e lëndës si dhe qëllimin, përmbajtjen dhe kërkesat e saj. Në program studentëve gjithashtu u jepen detaje mbi mënyrën e vlerësimit. Shpesh programi përcakton detyrat me shkrim dhe prezantimet. Programi mësimor funksionon si një kontratë pune ndërmjet studentit dhe pedagogut në të cilën përfshihet përmbajtja e lëndës si dhe përcaktohen qartë kriteret e vlerësimit dhe detyrimet e studentit.
Neni 37
Tekstet
Pedagogut i kërkohet të përzgjedh tekstin e përshtatshëm për lëndën përkatëse duke u konsultuar me shefin e departamentit sa më herët të jetë e mundur. Tekstet zgjidhen duke iu referuar kohës kur janë botuar, kredibilitetit të autorit si dhe nivelit të shtëpisë botuese. Shefi i departamentit pas përcaktimit të tekstit përgatit një listë të detajuar dhe e dorëzon atë në librarinë e cila ndodhet brenda institucionit.
Neni 38
Diploma
Studentët që përfundojnë me sukses studimet në fakultetet e Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës pajisen me diplomë, e cila përmban emërtimin e institucionit, fakultetit, si dhe programin e ndjekur të studimeve. Diploma përmban të gjitha elementët e parashikuar në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Neni  39
Pranimi dhe regjistrimi
Pranimi i studentëve në Shkollën e Lartë bëhet pas një procedure verifikimi dokumentacioni të paraqitur për regjistrim, në bazë të kritereve të shpallura paraprakisht nga Shkolla e Lartë, bazuar akteve nënligjore të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Për studentët e huaj aplikohen të njëjtat kritere pranimi si për studentët shqiptarë.
Neni 40
Kontrata e arsimimit
Gjatë regjistrimit, studenti nënshkruan me Shkollën e Lartë Ndërkombëtare të Tiranës kontratën e arsimimit. Gjatë të gjithë periudhës së studimeve, studenti duhet të zbatojë ligjet përkatëse të Republikës së Shqipërisë si dhe rregulloret dhe udhëzimet e Shkollës së Lartë.
Çdo kandidat për student që përfundon procedurat e regjistrimit bëhet student i Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës dhe si i tillë, përfiton nga të gjitha të drejtat e studentit.
Kur kandidati për student nuk mund të kryejë vetë regjistrimin për shkaqe te arsyeshme, procedurat përkatëse mund të ndiqen nga një i afërm i tij.
Në rast se dokumentet e paraqitura nga studenti kanë përmbajtje jo të vërtetë ose janë te mangëta, marrëdhëniet e tij me Shkollën e Lartë  ndërpriten pavarësisht semestrit të cilin studenti ndjek.
Neni 41
Këshillimi
Çdo student, mund të këshillohet prej një pedagogu nga departamenti përkatës.
Neni 42
Përtëritja e Regjistrimit
Studentët që vazhdojnë programet e studimit të ciklit të parë në Shkollën e Lartë Ndërkombëtare të Tiranës janë të detyruar të përtërijnë çdo vit regjistrimet e tyre sipas parimeve të përcaktuara nga Këshilli i Fakultetit.
Në rast se studentët nuk kanë shlyer pagesën e arsimimit sipas kushteve të përcaktuara nga Shkolla e Lartë Private, ata nuk mund të përtërijnë regjistrimin vjetor. Studentët të cilët nuk kanë ripërtërirë regjistrimin nuk mund të ndjekin mësimet dhe as të hyjnë në provime.
Në rast se nuk përtërihet regjistrimi për dy semestra te njëpasnjëshëm, marrëdhëniet e studentit me Shkollën e Lartë ndërpriten.
Neni 43
Karta e Studentit
Studentët të cilët kanë bërë regjistrimin përfundimtar, pajisen me Kartë Studenti me fotografi, të vlefshme për periudhën e studimeve, e cila tregon se mbajtësi është student.
 Neni 44
Afati i studimeve
Afati i studimeve të ciklit të parë është minimalisht tre vjet, me kohë të plotë (full time). Afati i studimeve të ciklit të dytë është minimalisht 1,5 dhe 2 vite (me kohë të pjesshme). Në vazhdimësi do të ndiqen nga institucioni programet e studimeve  për ciklin e tretë të studimeve. Vitet kalendarike ndahen në vite akademike, në përputhje me kriteret e parashikuara në Deklaratën e Bolonjës dhe standardet evropiane të arsimit të lartë.
Kalimi nga një vit tek tjetri bëhet pasi studenti të ketë shlyer detyrimet e vitit të mëparshëm, në përputhje me dispozitat e kësaj rregulloreje.
Neni 45
Afati maksimal i studimeve
Afati maksimal i studimeve është 10 (dhjetë) vjet.
Studentët, që nuk arrijnë t’i përfundojnë studimet brenda këtij afati maksimal, humbasin të drejtën e vazhdimit të studimeve.
Neni 46
Ndërprerja dhe rifillimi i studimeve
  • Studenti mund t’i ndërpresë studimet në çdo kohë të vitit për arsye personale apo objektivisht të pranueshme për një afat jo më tepër se një vit dhe mund t’i rifillojë ato duke respektuar afatet maksimale të parashikuara nga neni 45.
  • Studenti nuk detyrohet të paguajë tarifën e shkollimit për periudhën e ndërprerjes së studimeve. Studentit në rast ndërprerje të studimeve nuk i kthehet pagesa mësimore e shlyer nga ana e tij.
  • Në çdo rast studenti është i detyruar të njoftojë me shkrim institucionin për ndërprerjen dhe rifillimin e studimeve.
  • Studenti mund t’i rifillojë studimet në atë periudhë të vitit akademik, ku i ka ndërprerë, në fillim të semestrit gjatë të cilit ai i ka ndërprerë ose të vitit shkollor.
Neni 47
Mësimi
Format e punës mësimore janë leksionet, seminaret, ushtrimet, punët laboratorike, praktikat profesionale, detyrat e kursit, provimet e kursit dhe provimet e formimit.
Disiplinat që zhvillohen janë disiplina të formimit të përgjithshëm, disiplina karakterizuese të programit të studimit, disiplina të ngjashme/integruese që lidhen me disiplinat karakterizuese, disiplina me zgjedhje të studentit ndër disiplinat e ofruara nga institucioni dhe njohuri të tjera formuese. Ndër veprimtaritë e shkollës së lartë përfshihet edhe tema e diplomës.
Lëndët e detyrueshme zhvillohen sipas orarit mësimor të shpallur. Lëndët me zgjedhje të lirë zhvillohen sipas një orari të caktuar me marrëveshje mes studentëve, pedagogut të lëndës dhe sekretarisë mësimore.
Lëndët konceptohen në formë moduli dhe modulet janë semestrale. Një lëndë mund të ketë disa module.
I njëjti modul mund të zhvillohet nga pedagogë të ndryshëm ashtu sikundër i njëjti pedagog mund të zhvillojë disa module.
Lëndët karakterizohen nga kreditet: 1 kredit = 25 orë mësimore 60 minutëshe. Në përllogaritjen e orëve të kreditit përfshihen edhe koha për përgatitje dhe punë të pavarur të studentit, duke konsideruar rreth 13-15 orë për studim individual.
Neni 48
  • Kursi dhe grupi
  • Mësimi zhvillohet në bazë kursi ose grupi.
  • Leksionet zhvillohen në bazë grupi mësimor deri në 60 studentë.
  • Ushtrimet dhe seminaret zhvillohen në grupe jo me tepër se 30 studentë. Punët laboratorike dhe praktikat profesionale zhvillohen në grupe më të vegjël, jo më shumë se 15 studentë.
Neni 49
Regjistri
Ndarja e studentëve në grupe shënohet në regjistra qysh në fillim të vitit akademik.
Regjistri i grupit është dokumenti zyrtar që evidenton dhe vërteton zhvillimin e orës së mësimit nga pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm dhe frekuentimin e orës së mësimit nga ana e studentit.
Përveç regjistrit të grupit, institucioni mban edhe regjistrin bazë të studentëve me të dhënat e tyre personale dhe vlerësimet e marra gjatë ndjekjes së programit të  studimit, si dhe regjistrin e matrikullimit. Rregjistri i matrikullimit hartohet në përputhje me udhëzimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në lidhje me matrikullimin.
Regjistri bazë dhe regjistri i matrikullimit plotësohet si në formë të shkruar ashtu edhe elektronike dhe ruhet në mënyrë të përhershme.
Neni 50
Frekuentimi
  • Për çdo vit akademik studenti duhet të sigurojë të paktën 60 kredite dhe për kohën e plotë të studimeve të ciklit të parë minimalisht 180 kredite. Kreditet për çdo lëndë pasqyrohen në strukturën mësimore (curriculum) të programit të studimit dhe të specialitetit.
  • Studentëve u kërkohet të marrin pjesë rregullisht në mësim dhe të jenë të përpiktë. Është përgjegjësia e tyre të veprojnë në këtë mënyrë.
  • Leksionet si rregull duhet të frekuentohen në mënyrë të rregullt nga studentët.
  • Seminaret janë të detyrueshme për vazhdimin e shkollës dhe duhet të frekuentohen në masën mbi 75 përqind të seancave.
  • Frekuentimi në punët laboratorike dhe praktikat profesionale është i detyrueshëm për vazhdimin e shkollës në masën mbi 90 përqind të seancave.
  • Provimet janë të detyrueshme për të gjithë.
  • Për studentët që kanë munguar me arsye në jo më shumë se dy seanca të rregullta të punëve laboratorike dhe praktikave profesionale planifikohen deri në dy seanca plotësuese për çdo semestër dhe lëndë.
  • Konsiderohen mungesa me arsye, vetëm mungesat për shkak sëmundje apo për arsye familjare të justifikueshme dhe kur ato justifikohen brenda 5 ditëve nga dita e seancës së humbur.
  • Studentët të cilët tejkalojnë këto norma nuk hyjnë në provimin përfundimtar semestral.
 Neni 51
Orari i mësimit
Ora mësimore (akademike) zgjat 60 minuta. Ngarkesa javore në auditor e studentit nuk duhet të kalojë 25 orë. Koha dhe pedagogu i zhvillimit të mësimit pasqyrohet në orarin e shpallur nga sekretaria mësimore. Orari është i detyrueshëm për studentët dhe pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm. Orari ndërtohet mbi kritere pedagogjike, duke e shpërndarë ngarkesën mësimore në mënyrë të balancuar.
Neni 52
Viti akademik dhe semestrat
Viti akademik ka 30 javë mësimore. Ai fillon në tetor dhe përfundon në shtator. Viti akademik ndahet në dy semestra, semestri i parë ose i dimrit dhe semestri i dytë ose i verës. Secili semestër ka 15 javë mësimore.
Gjatë vitit akademik ka katër sezone provimesh:
  • Sezoni i dimrit (pas përfundimit të semestrit të parë)
  • Sezoni i verës (pas përfundimit të semestrit të dytë)
  • Sezoni i vjeshtës (pas pushimeve verore deri para fillimit të vitit të ardhshëm akademik)
  • Sezoni i vjeshtës së vogël (muaji qershor vetëm për studentët e vitit të tretë, para diplomimit)
Në raste të veçanta, me kërkesë të Këshillit Studentor mund të hapen edhe dy sezone (dhjetor dhe prill), për të cilat ata i nënshtrohen tarifave për shërbimin e ofruar.
Neni 53
Sistemi i vlerësimit të studentit
Shkalla e përvetësimit të dijeve bëhet me sistemin prej dhjetë notash. Notat nga pesë e lart janë kaluese. Në format e kontrollit me shkrim përdoret edhe sistemi i vlerësimit me pikë. Rezultati kthehet detyrimisht në notë. Studenti përfiton kreditet e disiplinë përkatëse në rast vlerësimi pozitiv në atë disiplinë. Në vlerësimin përfundimtar të studentit në një disiplinë të caktuar merren në konsideratë të gjithë elementet përbërës të zhvillimit të lëndës si pjesa teorike, pjesa ushtrimore, detyrat projektet, laboratorët, frekuentimi etj. Të gjithë komponentët e vlerësimit të përmendura më sipër përmbahen në dokumentin e tabelës së vlerësimit që mbahet nga pedagogu/pedagogët e lëndës dhe u bëhet me dije studentëve.
KREU 7
TRANSFERIMET E STUDENTEVE
Neni 54
Pranimi i transferimeve
Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës pranon transferime të studentëve në vitet ndërmjetëse nga institucionet e tjera të arsimit të lartë vendase ose të huaja, publike ose private, dhe lejon transferimin e studentëve të saj në institucione të tjera të arsimit të lartë, sipas procedurave të parashikuara në këtë rregullore.
Neni 55
Dokumentacioni i nevojshëm për transferim
Studenti që dëshiron të transferohet nga një institucion i arsimit të lartë në Shkollën e Lartë Ndërkombëtare të Tiranës duhet të paraqesë një kërkesë.
Së bashku me kërkesën duhet të paraqesë një kopje të diplomës së shkollës së mesme (të noterizuar), detyrimet e shlyera në shkollën dërguese me notat përkatëse, një kopje të programeve të disiplinave të shlyera dhe një dokument identifikimi.
Neni 56
Procedura që ndjek transferimi
Dekani i Fakultetit përkatës ka përgjegjësi të verifikojë legjitimitetin e institucionit të arsimit të lartë nga vjen studenti, niveli i programit të studimit që ka ndjekur studenti. Vendimin për transferimin e studentit e merr dekani pasi këshillohet me departamentin duke pasur parasysh kapacitetin e programit lidhur me numrin total të pranuar të studentëve.
Dekani i fakultetit ngre komisionin e njohjes së ekuivalentimit të lëndëve, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të gruplëndëve që do të ekuivalentohen. Ky komision drejtohet nga Dekani i fakultetit.
Komisioni bën ekuivalentimin e disiplinave që ka dhënë studenti me disiplinat tona respektive, duke pasur parasysh kreditet e lëndës, programin e lëndës dhe notën e marrë.
Në bazë të numrit të krediteve të njohura, dekani i fakultetit përcakton vitin e ndërmjetëm ku do të regjistrohet studenti dhe përcakton kreditet debite që duhet të plotësojë studenti në përputhje me programin e studimit ku është pranuar.
Neni 57
Transferimi nga Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës
Studenti që dëshiron të transferohet nga Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës, në një institucion tjetër të arsimit të lartë duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim pranë sekretarisë. Formulari i kërkesës për transferim merret në sekretarinë e fakultetit.
Me kërkesë të studentit, pas pagesës së tarifës përkatëse të vendosur me vendim të Administratorit, Shkolla e Lartë detyrohet ta pajisë atë me:
  • Vërtetimin për detyrimet e shlyera gjatë viteve të studimit dhe notat përkatëse të fituara.
  • Një kopje të programeve të lëndëve të shlyera.
Me kërkesë të institucionit pritës të arsimit të lartë, Shkolla e Lartë përgatit edhe një karakteristikë me të dhëna të hollësishme mbi sjelljet dhe rezultatet e studentit për periudhën e frekuentimit nga ana e tij në këtë institucion.
 KREU 8
PROVIMET
Neni 58
Sezoni i provimeve
Në përfundim të semestrit, pas përfundimit të procesit mësimor, fillon sezoni i provimeve. Në rast se provimet nuk mund të zhvillohen në disa ditë brenda sezonit të provimeve për shkaqe të cilësuara si të arsyeshme nga Këshilli i Fakultetit, sezoni i provimeve mund të zgjatet me po aq ditë sa nuk ka qenë e mundur të zhvillohen provimet.
Për lëndët të cilat zhvillohen në laborator, aplikim dhe terren, si dhe për lëndët në të cilat hyrja në provim varet nga vlerësimet e këtyre punëve, provimet mund të bëhen edhe në përfundim të punëve të sipërpërmendura.
Provimi i punimit të diplomimit bëhet brenda javës që pason sezonet e provimeve.
Neni 59
Programet dhe vendi i provimeve, provimet e shtyra
Programet e provimeve të fund semestrit përcaktohen nga Dekanati i Fakultetit  përkatës dhe duhet të publikohen të paktën dy javë para fillimit të sezonit te provimeve. Provimet bëhen në ditën, vendin dhe orën e caktuar në në mjediset e Shkollës së Lartë. Provimet e lëndëve që zhvillohen në terren dhe provimet e aplikimeve mund të bëhen në terren dhe jashtë godinës së Shkollës së Lartë.
Studentët të cilët për shkaqe të arsyeshme nuk kanë hyrë në provimet e fund semestrit, e ruajnë të drejtën e hyrjes në provim, gjatë semestrave pasardhës.
Brenda një jave nga data e mbajtjes së provimit të fund semestrit, këta studentë duhet te paraqesin një kërkesë në Sekretarinë Mësimore të shoqëruar me dokumentet që provojnë shkakun që i ka pamundësuar hyrjen në provimin e fund semestrit. Ne rast se shkaku i pamundësisë së hyrjes në provimin e fund semestrit pranohet nga Dekanati i Fakultetit përkatës, studentët e përdorin të drejtën e hyrjes në provim në periudhën e ardhshme kur hapen provimet e fund semestrit në lëndën përkatëse.
Neni  60
Forma e provimit
Provimet zakonisht bëhen me shkrim. Pedagogu i lëndës mund të vendosë të bëjë provimin me gojë, në formë projekti ose detyre. Vendimi në këtë rast duhet të shpallet nga ana e Përgjegjësit te Departamentit brenda dy javëve nga fillimi i semestrit.
Provimet përgatiten dhe drejtohen nga pedagogët përgjegjës për dhënien e  lëndës përkatëse. Në rast se pedagogu përgjegjës nuk ndodhet në Shkollën e Lartë ditën e provimit, Përgjegjësi i Departamentit përcakton se kush do ta bëjë provimin. Me qëllim sigurimin e mbarëvajtjes së provimeve, mund të ngarkohen me detyrë të gjithë anëtarët e stafit akademik të fakulteteve.
Neni 61
Fleta e provimit
Studenti fiton të drejtën të futet në provimin e një lënde, kur ka shlyer detyrimet vjetore që lidhen me atë lëndë, të parashikuara në planin mësimor.
Studentët që fitojnë të drejtën e dhënies së provimit regjistrohen në fletën e provimit. Ajo plotësohet nga sekretaria mësimore, nënshkruhet nga dekani dhe kryesekretarja dhe mban vulën e fakultetit. Fleta e provimit i dorëzohet komisionit të provimit ose pedagogut të lëndës, ditën e provimit. Me përfundimin e provimit, kryetari i komisionit ose pedagogu i lëndës e dorëzon fletën e provimit të plotësuar në sekretari.
Fleta e provimit nuk duhet të ketë korrigjime. Ajo përbën dokumentin zyrtar që vërteton dhënien e provimit dhe rezultatin e studentit.
Neni 62
Zhvillimi i provimit
  • Provimet janë të detyrueshme për të gjithë studentët.
  • Studentet merren në provimin e kursit sipas rastit, nga komisioni i provimit ose nga titullari i lëndës dhe asistenti i tij, të cilët kanë zhvilluar lëndën.
  • Ndalohet hyrja në provim e personave të jashtëm, qofshin edhe anëtarë të personelit, me përjashtim të personave të caktuar nga autoritetet universitare, për kontroll.
  • Studenti nuk lejohet të hyjë në provimin e një lënde për të dytën herë brenda një sesioni.
  • Studenti nuk mund të hyjë në dy provime në të njëjtën ditë.
  • Studenti paraqitet në provim me librezën e studentit ku shënohet data e dhënies së provimit dhe nota e fituar.
 Neni 63
Kartela e studentit
Të gjitha rezultatet e studentit regjistrohen në kartelën e tij, e cila mbahet në sekretarinë mësimore. Të drejtën për t’u njohur me kartelën e studentit, pa autorizimin e këtij të fundit e ka vetëm Dekani, Përgjegjësi i Departamentit  dhe Kryesekretari.
Neni 64
Ankimi ndaj rezultatit ne provim
Studenti mund të ankohet ndaj rezultatit të një provimi të fund semestrit brenda një jave nga data e publikimit te rezultateve duke paraqitur një ankesë në Sekretarinë Mësimore. Ankimi shqyrtohet paraprakisht nga pedagogu i lëndës në lidhje me ndonjë gabim në mbledhjen e pikëve. Më pas nëse studenti kërkon rivlerësim të fletës së provimit i drejtohet me kërkesë Dekanit të Fakultetit përkatës, i cili ngre një komision të përbëre nga pedagogë të departamentit përkatës, të cilët bëjnë rishikimin e tezës së provimit. Vendimi i tyre është përfundimtar.
Neni 65
Riprovimet
  • Studenti ka te drejte te jape ne sesionin e vjeshtes (riprovime).
  • Studenti eshte i detyruar te shlyeje ne fillim detyrimet e mbartura dhe pastaj detyrimet e vitit ne vazhdim.
 Neni 66
Nota mesatare e ponderuar
Studentëve në përfundim të programit të studimit ju njehsohet nota mesatare e ponderuar duke marrë në konsideratë edhe kreditet respektive për cdo disiplinë apo veprimtari tjetër formuese. Llogaritja e notës mesatare të ponderuar bëhet në bazë të udhëzimit nr. 15, datë 04.04.2008 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, “Për organizimin e studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë”.
KREU 9
PRAKTIKAT PROFESIONALE
Neni 67
Studenti është i detyruar të ndjekë praktikat profesionale të parashikuara në planin mësimor. Studenti që nuk realizon praktikat profesionale, u nënshtrohet rregullave të vendosura si për të gjitha detyrimet e tjera.
 Neni 68
Zhvillimi i praktikave profesionale
Praktikat profesionale zhvillohen në institucionet e caktuara nga dekanati dhe nën drejtimin e pedagogut të caktuar nga fakulteti. Praktikat profesionale vlerësohen me nota e kredite, njëlloj si detyrimet e tjera. Studenti detyrohet të respektoje rregullat e institucionit ku kryhet praktika profesionale.
 KREU 10
DIPLOMIMI
Neni 69
E drejta e diplomimit
Në përfundim të ciklit të plotë të studimeve, studentët kanë të drejtë të diplomohen për programin përkatës të studimeve.
Diplomimi bëhet me provim formimi profesional.
Me përfundimin e programit të studimeve të ciklit të parë, studenti fiton Diplomën Bachelor në programin e studimeve që ai ka zgjedhur.
Me përfundimin e programit të studimeve të ciklit të dytë, studenti fiton Diplomën Master Profesional, ose Master i Shkencave në programin e studimeve që ai ka zgjedhur.
Brenda një muaji nga data e fillimit të semestrit të dytë të vitit akademik dekanati u bën të njohur studentëve të vitit të fundit programin e provimit të formimit.
Neni 70
Sesionet e provimeve të formimit
Provimi i formimit organizohet në dy sesione: i verës dhe i dimrit të cilët përcaktohen nga dekani i fakultetit.
Studenti që rrëzohet në sesionin e parë të provimit të formimit ka të drejtë të paraqitet për mbrojtje në sesionin e ardhshëm.
Neni 71
Diploma dhe suplementi i diplomës
Studenti që ka plotësuar të gjitha kërkesat e planit mësimor dhe ka dhënë provimin e formimit, pajiset nga shkolla me diplomën përkatëse, të shoqëruar me suplementin e diplomës të programit të studimit të ciklit të parë, ose të dytë.
Diploma plotësohet me shkrim të qartë e me bojë teknike dhe nënshkruhet nga kryetari i komisionit të provimeve të formimit, Dekani i Fakultetit dhe Rektori. Për secilin prej tyre shënohet emri, mbiemri, grada dhe titulli shkencor. Nënshkrimet e tyre vërtetohen me vulën e Universitetit.
Të dhënat e diplomës dhe të suplementit të diplomës do të jenë në përputhje me udhëzimin e MASH Nr. 5, datë 18.02.2009, “Për përmbajtjen dhe formën e diplomës së lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë” dhe udhëzimin e MASH nr. 7, datë 18.02.2009, “Për suplementin e diplomës”.
Neni 72
Dorëzimi i diplomave
Dorëzimi i diplomave bëhet me ceremoni. Për studentët që kanë përfunduar ciklin e studimeve me të gjitha notat dhjeta, jepet certifikata “Medalje e artë”. Për studentët që kanë përfunduar ciklin e studimeve me mbi 80 për qind të notave dhjeta dhe pjesën tjetër nënta, jepet certifikata “Student i shkëlqyer”.
Neni 73
Tërheqja e diplomave
Tërheqja e diplomës bëhet personalisht nga i diplomuari, kundrejt nënshkrimit dhe evidentohet në regjistrin përkatës. Në se prania e të diplomuarit është objektivisht e pamundur, tërheqjen e diplomës mund ta bëjë një nga prestarët e familjes, i pajisur me prokurë të posaçme duke paraqitur letërnjoftimin e tij.
Nëse diploma nuk është plotësuar në rregull, i interesuari duhet të mos e tërheqë atë dhe të kërkojë pajisjen me diplomë të rregullt. Nëse i interesuari e tërheq diplomën e parregullt, në rast se i humb origjinali ose dëmtohet, duke u bërë i papërdorshëm, universiteti nuk lëshon dublikatë. Lejohet vetëm dhënia e listës së notave të fituara dhe vërtetimi me fotografi, i cili është ekuivalent me diplomën, pasi nënshkruhet nga Rektori i Universitetit, Dekani i Fakultetit dhe Kryesekretari i tij. Nënshkrimet e tyre vërtetohen me vulën e Shkollës së Lartë Ndërkombëtare të Tiranës.
KREU 10
TË DREJTAT DHE DETYRAT E STUDENTIT
Neni 74
Të drejtat dhe detyrat e studentit
Studenti ka të drejtë:
  • Të përfitojë nga procesi mësimor dhe të diplomohet pasi të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor.
  • Të kërkojë një vlerësim të drejtë dhe objektiv të përpjekjeve dhe të ecurisë së tij gjatë viteve.
  • Të përdorë mjediset, mjetet didaktike dhe pajisjet e Shkollës së Lartë për realizimin e programit mësimor.
  • Të kërkojë ndihmë apo këshillim nga ana e organeve kompetente të institucionit për njohjen e rregullave të tij dhe të mundësive që ai ofron për studime, specializime dhe kualifikime.
  • Të bëjë vlerësimin e pedagogut, pas përfundimit të një disipline/moduli.
  • Të njihet me rezultatet e arritura prej tij dhe të kërkojë këshillim lidhur me përzgjedhjen që duhet të bëjë për të fituar një diplomë të caktuar apo specializimin e dëshiruar.
  • Të mos lejojë të bëhen të njohura të dhënat e tij personale dhe rezultatet e arritura prej tij, gjatë viteve të studimit.
  • Të marrë pjesë në organet drejtuese dhe vendimmarrëse të institucionit (Senat Akademik, Këshilla të Fakulteteve, Këshilli i Etikës, Grupi i Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, etj).
  • Të organizohet në shoqata studentore jopolitike, sipas përcaktimeve të akteve ligjore përkatëse.
  • Të marrë pjesë në veprimtari artistike, kulturore, sportive, argëtuese të organizuara nga Shkolla e Lartë jashtë procesit mësimor.
  • Të ndikojë në përmirësimin e procesit mësimor nëpërmjet formave demokratike të shfaqjes së vullnetit.
  • Të dëgjohet nga organizmat përkatëse, para se të merret ndonjë masë ndëshkuese kundër tij.
  • Të ankohet dhe të dëgjohet nga organizmat përkatëse, kur mendon se vlerësimi për të nuk është i drejtë.
  • Të përdorë emrin dhe simbolet e Shkollës së Lartë në aktivitete artistike dhe kulturore të organizuara, pas marrjes së lejes nga Rektorati.
Neni 75
Të drejta lidhur me përmirësimin e notës
Studenti ka të drejtë të përmirësojë çdo vit mësimor vetëm një notë në sesionin e riprovimeve (vjeshtë).            Studenti që kërkon përmirësimin e notës regjistrohet në sekretari dhe provohet vetëm një herë, e pas kësaj mbetet në fuqi nota me të cilën vlerësohet në fund.
Neni 76
Detyrat e studentit
Studenti është i detyruar:
  • Të njohë me hollësi rregullat e Shkollës së Lartë dhe detyrimet e saj. Shkolla e Lartë nuk mban përgjegjësi për pasojat që mund të rrjedhin nga mosnjohja e tyre.
  • Të ndjekë rregullisht procesin mësimor.
  • Të zbatojë të gjitha rregullat që rrjedhin nga Statuti dhe Rregullorja e Shkollës së Lartë, si dhe nga çdo akt tjetër ligjor dhe nënligjor për arsimin e larte.
  • Të respektojë normat shoqërore dhe rregullat e pranuara etiko-morale të procesit mësimor-edukativ.
  • Të shlyejë të gjitha detyrimet e përcaktuara në planin mësimor dhe në programet e lëndëve, për të bërë të mundur fitimin e krediteve të nevojshme.
  • Të mbajë përgjegjësi për shkeljet e rregullave të Shkollës së Lartë, për keqpërdorimin e mjediseve dhe mjeteve didaktike të institucionit, të vëna në përdorim të tij. Në rast se ka shkaktuar një dëm material, detyrohet ta zhdëmtojë në masën që e gjykon dekanati.
  • Të paguajë rregullisht tarifën e shkollimit.
Neni 77
Masat disiplinore në rast shkelje
Shkelje te rregullave te Shkollës së Lartë konsiderohen te gjitha veprimet e kryera me dashje nga studenti që përbëjnë cënim të normave shoqërore etiko-morale, kur nuk përmbajnë elemente të veprës penale, sidomos:
  • cënimi i dinjitetit të mësimdhënësit dhe të çdo punonjësi të Shkollës së Lartë,
  • kopjimi në provime,
  • falsifikimi i dokumenteve,
  • aktet e rrugaçërisë dhe sjellja e papëlqyeshme në auditor dhe jashtë tij,
  • dhënia e mitës,
  • vjedhje të vogla etj.
Ndaj studentit që kryen  veprime të tilla merren këto masa disiplinore:
  • Vërejtje me shkrim.
  • Përjashtim për një vit nga Shkolla e Lartë.
  • Përjashtim përgjithmonë nga Shkolla e Lartë.
Propozimin për vërejtjen me shkrim dhe për përjashtimin e studentit një vit nga Shkolla e Lartë e bën Dekani me miratim të Bordit të Drejtuesve. Propozimin për përjashtimin e studentit përgjithmonë nga Shkolla e Lartë e bën Rektori, me miratimin e Bordit të Drejtuesve.
KREU 11
DISPOZITA TË TJERA NË LIDHJE ME PROCESIN MËSIMOR DHE STUDENTËT
Neni 78
Largimi nga Shkolla e Lartë
Studentët që dëshirojnë të largohen nga Shkolla e Lartë me dëshirën e tyre duhet të paraqiten në sekretari. Regjistrimi i këtyre studenteve fshihet pas paraqitjes së dokumentit që dëshmon se ata nuk kanë asnjë detyrim ndaj njësive përkatëse të Shkollës së Lartë. Studenti të cilit i është fshirë regjistrimi, mund të kërkojë një dokument mbi arsimin e ndjekur deri në atë moment. Në të njëjtën kohë, atij i kthehen diplomat dhe dokumentet e tjera të dorëzuara prej tij në momentin e regjistrimit në Shkollën e Lartë. Studenti është i detyruar të shlyejë pagesën mësimore për të gjithë semestrin në të cilin ndodhet.
Neni 79
Studentët që dërgohen në Universitetet jashtë vendit në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe
Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës mund  të dërgoje studentët e saj për një ose dy semestra në universitetet e huaja nëpërmjet programeve të shkëmbimit të studentëve në kuadër të marrëveshjeve dypalëshe të nënshkruara me këto universitete.
Regjistrimi i studentit në Shkollën e Lartë Ndërkombëtare të Tiranës vazhdon edhe gjatë kësaj periudhe, e cila llogaritet në kohëzgjatjen e arsimimit.
Neni 80
Transferimi horizontal brenda institucionit
Studentët që kanë kryer të paktën dy semestra në një program mund të aplikojnë pranë Sekretarisë Mësimore brenda afateve të caktuara akademike, për t’u transferuar horizontalisht në një program tjetër brenda Shkollës së Lartë.
Procedura ndiqet e njëjtë me atë të transferimit sipas nenit përkatës në këtë rregullore.
Neni 81
Mundësia e ndjekjes së një programi të dytë studimi
Duke filluar nga semestri i tretë, përveç departamentit ku janë të regjistruar, studentët mund të ndjekin edhe lëndët mësimore të një programi të hapur nga një departament tjetër, në përputhje me parimet e vendosura nga ana e Senatit.
Përveç diplomës së departamentit ku janë regjistruar, pas përfundimit me sukses të lëndëve mësimore të programit të studimit përkatës, studentët pajisen me diplomë të këtij programi, ndërkohë që pas përfundimit me sukses të lëndëve mësimore të programit të dytë të studimit, studentët pajisen me diplomën të këtij programi të dytë studimi.
Neni 82
Studentët me bursë
Kriteret per burse për studntet e vitit të parë dhe të viteve të tjera.
Studentët të cilët ndjekin studimet me bursë në Shkollën e Lartë, mund të vazhdojnë studimet me bursë edhe në vitin pasardhës nëse:
  • nuk marrin masë disiplinore;
  • nëse zbatojnë kushtet në lidhje me frekuentimin të parashikuara në nenin 43 të kësaj rregulloreje;
  • në rast se përmbushen kriteret e suksesit akademik të përcaktuara nga ana e Senatit;
Në rast se një nga këto kushte nuk përmbushet, studentit i pritet bursa në vitin akadmeik pasardhës.
 KREU 12
PUNËSIMI DHE VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË STAFIT AKADEMIK
Neni 83
Personeli akademik i Shkollës së Lartë
1. Personeli akademik i Shkollës së Lartë  përbëhet nga:
- Profesorët,
- Profesorët e asocuar,
- Docentët,
- Doktorët, dhe
- Lektorët.
2. Profesorët, Profesorët e asocuar, Docentët dhe Doktorët janë personel akademik i punësuar me miratimin e Bordit të Drejtuesve në bazë të nevojave të departamenteve dhe në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara nga Dekanati.
3. Marrëdhënia me personelin akademik të ftuar rregullohet në bazë të legjislacionit në fuqi dhe kontratës së punës.
4. Personat që zotërojnë diplomë të ciklit të dytë të studimeve mund të emërohen si lektorë. Ata emërohen nga Rektori me propozim të Këshillit të Fakultetit përkatës dhe me miratim të Bordit të Drejtuesve. Lektorët mund të ngarkohen me dhënien e leksioneve, orëve praktike dhe seminareve. Ata përmbushin detyrat e ngarkuara nga Përgjegjësi i Departamentit dhe ndihmojnë studentët në aktivitetet studimore dhe kërkimore.
5. Kontrata ndërmjet personelit akademik dhe Shkollës së Lartë  bëhet duke zbatuar normat e kodit të punës së Republikës së Shqipërisë, ligjit të arsimit të lartë dhe Statutit të Shkollës së Lartë.
6. Personeli akademik ka këto të drejta :

- të marrë pjesë në drejtimin e Shkollës së Lartë në përputhje me Statutin dhe Rregulloren themelore të Shkollës së Lartë;
- të marrë pjesë në aktivitetet mësimore, kërkimore dhe të publikimeve;
- të përcaktojë lirisht metodat dhe brendinë e procesit mësimor në kuadër të programeve mësimore;
- të përdorë të drejta të tjera të parashikuara në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin dhe Rregulloren Themelore të Shkollës së Lartë.
 7. Përveç detyrimeve të përcaktuara në kontratën e punës,  personeli akademik është i detyruar:

- të zbatojë dispozitat e Statutit dhe të Rregullores Themelore të Shkollës së Lartë;
- të zbatojë rregullat e etikës dhe te disiplinës në Shkollën e Lartë.
 8. Përgjegjësitë e personelit akademik
Anëtarët e personelit akademik, të drejtuar nga bindja e thellë e vlerës dhe e dinjitetit të shërbimit të tyre në çuarjen përpara të dijes janë në dijeni të përgjegjësive të veçanta që bien mbi ta. Ata pranojnë detyrimin e ushtrimit të vetëdisiplinës dhe gjykimit kritik në mbledhjen e informacionit, në përdorimin dhe në përcimin e tij.
Përgjegjësia parësore e anëtarëve të trupës pedagogjike është të kërkojë dhe të përkufizojë të vërtetën ashtu siç e sheh. Në këtë pikë anëtarët e personelit akademik i përkushtojnë energjitë e tyren zhvillimin dhe përmirësimin e kompetencave të tyre studimore. Ata praktikojnë ndershmëri intelektuale dhe shmangin mendimet apo veprimet e pavend. Mënjanojnë konfliktet e interesave që mund të kufizojnë lirinë e tyre të hulumtimit dhe mësimdhënies.
Përgjegjësia e anëtarëve të personelit akademik përballë studentëve është tu japë atyre mësime në përputhje me standardet më të mira studimore të disiplinës së tyre. Nëpërmjet hetimit të përpiktë të vetvetes, nëpërmjet paanësisë dhe mirësjelljes, si dhe nëpërmjet kujdesit të vazhduar ndaj hollësive të udhëheqjes së tyre profesionale, anëtarët e personelit akademik orvaten të ruajnë një pozicion që do të nxisë respekt për vetë ata dhe profesionin e tyre. Gjatë mësimdhënies së tyre, ruajnë një atmosferë hulumtimi të lirë dhe të pa frenuar, si dhe nxisin pavarësinë dhe origjinalitetin e mendimit. Ata ruajnë rolin e tyre si udhëheqës dhe këshilltarë shkencorë, mënjanojnë shfrytëzimin e studentëve në dobi të interesave vetjake, pranojnë ndihmën domethënëse të studentëve dhe mbrojnë lirinë akademike të studentëve.
Detyrimet e anëtarëve të personelit akademik, karshi kolegëve të tyre burojnë nga anëtarësia e përbashkët në komunitetin e studiuesve. Ata përpiqen të përkrahin njëri-tjetrin në marrëdhëniet e ndryshme me kolegët. Në shkëmbim të kriticizmit dhe ideve ata respektojnë opinionin e të tjerëve. Njohin dhe pranojnë se detyrimet akademike dhe gjykimet e kolegëve janë të paanshme.
Përgjegjësitë e anëtarëve të trupës pedagogjike karshi SHLNT janë mësimdhënia, prodhimtaria studimore, kërkimore-shkencore dhe shërbimi. Ata nxiten të marrin pjesë në mënyrë aktive në qeverisjen e SHLNT-së. Përveç kufizimeve që sanksionohen në mënyrë eksplicite nga legjislacioni i punës në Republikën e Shqipërisë, SHLNT ngarkon pedagogët e saj me një raport fleksibël mësimor (20-40%), administrativ (20-40%) kërkimor dhe shkencor. Anëtarët e personelit akademik zbatojnë rregullat e caktuara të SHLNT, pa humbur të drejtën ne kriticizmit. Ata i parashtrojnë me shkrim rektorit, zëvendësrektorit ose shefit të departamentit ku bëjnë pjesë problemet e tyre që ndikojnë në ecurinë akademike të SHLNT. Kur mendojnë të ndërpresin apo të përfundojnë shërbimin e tyre, ata duhet të llogarisin ndikimin që do të ketë vendimi i tyre mbi programin akademik të SHLNT.
9. Marrëdhëniet e punës me personelin akademik në Shkollën e Lartë  ndërpriten në rastet e mëposhtme:
a) Me dëshirën e tij;
- Në përfundim të afatit të kontratës së punës;
c) Në rast sjelljesh jo etike dhe shkeljes së disiplinës;
- Në rastin e përsëritjes së masave disiplinore të parashikuara në nenin 84 të kësaj rregulloreje
e) Në rast të shkeljes së kontratës së punës;
f) Në raste të tjera të parashikuara nga legjislacioni shqiptar dhe kontrata e  punës.
 Neni 84
Dhënia e masave disiplinore
  1. Masat disiplinore për të gjithë punonjësit e SHLNT jepen nga Rektori, si rregull me propozim të dekanit/drejtorit të njësisë kryesore apo Kancelarit të SHLNT.
  2. Drejtuesi i Zyrës së burimeve njerëzore, Përgjegjësi i departamentit dhe kancelari i njësisë kryesore, kanë gjithashtu të drejtë të propozojnë masa disiplinore për personelin akademik, ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ të njësisë që ata drejtojnë. Këto masa ata i propozojnë tek dekani/drejtori i njësisë kryesore dhe në rast mospërputhje, drejtpërdrejt tek Rektori.
  3. Masa disiplinore jepet pasi bëhen verifikimet e nevojshme për shkeljen dhe dëgjohen paraprakisht pretendimet e punonjësit. Si rregull, radha e masave disiplinore është:
    - Vërejtje me shkrim
    - Vërejtje me paralajmërim
    - Largim nga detyra
  4. Masa disiplinore “vërejtje me shkrim” shlyhet brenda tre muajve, nëse punonjësi ndaj të cilit është marrë ajo, nuk kryen shkelje tjetër. Masa disiplinore “vërejtje me paralajmërim” shlyhen brenda gjashtë muajve, nëse punonjësi ndaj të cilit është marrë ajo, nuk kryen shkelje tjetër. Pas shlyerjes së masës, punonjësi konsiderohet pa masë disiplinore.
Neni 85
Kontrata e punës dhe kushtet e punës
1. Kushtet e punës, pushimet, pagat si dhe të drejtat dhe detyrimet e personelit administrativ dhe të personelit akademik me kohë të pjesshme që lindin nga kontrata  e punës përcaktohen në kontratën e punës të nënshkruar ndërmjet palëve. Kjo kontratë hartohet në përputhje me legjislacionin shqiptar për punën dhe me ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
2. Palët ne kontratën e punës mund të jenë:
- Rektori/Dekanët/personeli akademik dhe administrativ dhe Drejtuesi i shoqërisë së Shkollës së Lartë
- Personeli ndihmës dhe drejtuesi i shoqërisë së Shkollës së Lartë.
3. Kushtet e kontratës së punës përcaktohen nga të dy palët gjatë negocimit të kontratës, në përputhje me parimet e përgjit

Universiteti 'Aldent' adresa:rr.Dibres nr 235 Tirane


Programet e ciklit te pare Bachelor:

Laborator dentar
Fizioterapi
Infermieri e Pergjitheshme

Programet e studimit ne Master:

Stomatologji
Farmaci
Infermieri e pergjithshme


ALDENT është një Universitet i specializuar vetëm në fushën e mjekësisë. Kjo bën të mundur që studentëve tanë t'u kushtohet një vëmendje e posaçme dhe hapësirë e mjaftueshme. UAL është i vetmi Universitet i themeluar dhe drejtuar nga nje mjek me eksperience të gjatë në mesimdhenie. Gjithashtu lidhjet e këtij Univeristeti me profesorë e specialistë të mjeksisë nga e gjithe bota janë një garanci cilësie dhe suksesi afatgjatë. 
'Tek "ALDENT" do të gjeni një Universitet që do t'ju bëjë të ndiheni krenarë që jeni pjese e tij'.
Ky mund të jetë shanci juaj.
Provojeni!
Ju mund të zgjidhni : 
  • Stomatologji,    
  • Farmaci, 
  • Laborant i Lartë Dentar,
  • Infiermieri e Përgjithshme,
  • Fizioterapi.

LABORANT I LARTË DENTAR


Misioni dhe Objektivat e Deges Laborant Dentare Misioni i Universitëtit “Aldent” eshtë të përgatitë laborantë të lartë dentare me formim të spikatur
tekniko – profesional të aftë për t’iu përgjigjur kerkesave gjithnjë ne rritje të pacientëve dhe mjekeve stomatolog.Shkolla jonë ne konsultim dhe
lidhje të vazhdueshme edhe me shumë profesionistë të njohur brenda dhe jashtë vendit ka synuar qe studentëve t’iu krijoje kushtë sa me
optimale me qëllimi qe ata:
·Të jene të aftë t’i përgjigjen kerkesave të larta estëtike dhe funksionale qe kërkohen sot. 
·Të zotërojne sa me shumë metoda dhe tëknologji moderne të protëzimit dentar. 
·Të marrin njohuritë e duhura ne fusha qe do të fuqizohen edhe me shumë ne të ardhmen, të tilla si: protëzat biofunksionale, implantologjia, ortodoncia etj.
·Të kenë një formimin e ndërgjegjie të lartë profesionale dhe ndjenjë përkushtimi për punen. të jënë të aftë të orientohen sa me shpejt e me mire ne mjedisin ku do të punojne, duke koordinuar drejt cilesinë e përgatitjes me aftësitë menaxheriale dhe marketingu profesional.

Të gjitha këto objektiva janë synuar të realizohen ne baze të një stratëgjie të përcaktuar qartë nga organet drejtuese të njësise.
Stretegjia lidhet me konsolidimin e këtij programi studimi, verifikimin e saktë të nevojave të mjedisit dentar për laborantë, për fushat preferenciale të ketij
mjedisi, për tëknologjitë me të kerkuara aktualisht dhe ato qe pritën të kerkohen me shumë ne të ardhmen. Në funksion të kesaj ka qene ndertimi i një
programi efektiv profesional studimi për formimin profesional dhe praktik të studentëve. Si pjese e rendesishme e stratëgjise tone për të ardhmen është edhe
rritja e bashkepunimit të mëtëjshëm me shoqatat e ndryshme dentare ne Shqipëri për të krijuar mundesine e prezantimit me të mire të studentëve tane tëk
palet e intëresuara.
Ne planin afatgjatë të shkolles një vend të vecantë ze edhe thellimi i metëjshem i bashkepunimit me firmat e medha prodhuese nga e gjithe bota, firma të cilat
jane ideatore dhe realizuese të matërialeve dhe metodave të reja të punes ne stomatologji. Programi i studimit “Laborant i Lartë Dentar” Organizimi i programit
të studimit Mbështëtur në aktët ligjore dhe nënligjore.
Ligji për Arsimin e Lartë 9741/2007, VKM Nr. 673, Dt 22.09 2006 si dhe në të gjitha Udhëzimet e MASh, për programet e studimit
të niveli të parë) Shkolla e Lartë Aldent ofron:
1- Programin e Studimit të Ciklit të parë “Laborant Dentar” 
2- Kohëzgjatje 3 vitë akademike / 6 semestra 
3- 180 ECTS 
4- Sistëmi i studimit është me kohë të plotë 
5- Diploma që do të ofrohet është: “Laborant i Lartë Dentar”
Një vit Akademik realizohet ne 2 semestra. Çdo semestër ka 18 javë mesimore, pra gjithsej 36 jave mesim. Gjithë planet dhe programet jane hartuar ne baze
të deklaratës se Bolonjës. Lendet vleresohen ne baze të kreditëve ECTS. Çdo semestër ka 30 kreditë ECTS dhe cdo vit 60 kreditë.
Një kredit ECTS eshtë i barabartë me 25 ore gjithsej (ne auditor dhe jashtë tij).
Një kredit teorik ECTS (Leksione dhe seminare) eshtë i barabartë me 12 ore në auditor.
Një kredit praktike ECTS(praktike laboratorike) eshtë i barabartë me 17 ore ne auditor

Farmaci

Misioni dhe objektivat e programit te studimit  “FARMACI”
Misioni i Universitetit “Aldent” eshte te pergatise farmaciste te larte me formim te spikatur teoriko – praktik, te afte qe te perballojne kerkesat gjithmone
ne rritje te sistemit tone mjekesor ne pergjithesi dhe atij farmaceutik ne vecanti.
Objektivat : Studentet e diplomuar ne fund te studimeve do te kene njohuri te mjaftueshme mbi:
Bazat e Anatomise, Fiziologjise, Biokimise dhe shume aspekteve te tjera normale te organizmit.
Aspektet fiziopatologjike te organizmit si dhe njohuri mbi disa nga semundjet kryesore te tij.
Mbi grupet e ndryshme te medikamenteve, origjinen e tyre, menyrat e perthithjes dhe eleminimit nga organizmi.
Kimine organike, inorganike, fizike e koloidale dhe shume aspekte te analizes kimike.
Ne fushen e pergatitjes profesionale ata do te marrin njohuri te pershtatshme per:
Teknologjite farmaceutike ne pergatitjen e medikamenteve te ndryshme
Testimet fizike, kimike, biologjike e mikrobiologjike te ketyre medikamenteve
Metabolizmi dhe efektet e produkteve farmaceutike ne organizem
Njohjen e sakte te efekteve anesore te tyre
Kerkesat ligjore qe lidhen me aktivitetin e nje farmacie
Magazinimin, ruajtjen dhe shperndarjen e produkteve farmaceutike me shumice
Organizimin e aktivitetit  ne farmacite publike dhe private
Aspektin etik, deontologjik dhe human te profesionit te farmacistit.
Te gjitha objektivat e mesiperme jane konform direktives 2005/36/EC te Keshillit dhe Parlamentit Europian si dhe konform Ligjit per
Arsimin e Larte dhe Udhezimeve te MASH.
Ne te gjitha keto lende perveç leksioneve dhe seminareve eshte planifikuar nje numer i mjaftueshem oresh per praktikat laboratorike,
me qellim qe studentet te aftesohen jo vetem teorikisht por edhe praktikisht.
Ne program jane parashikuar edhe kredite te mjaftueshme te praktikes profesionale e cila do te behet ne vitin e peste dhe zgjat 6 muaj.
Praktika do tu mundesoje studenteve te punojne ne farmaci te ndryshme publike dhe private dhe te aftesohen per punen qe do te bejne pas diplomimit.
Krijimi i kushteve maksimale per realizimin teorik dhe praktik te ketyre objektivave eshte qellimi yne kryesor.
Cdo vit do te pranohet nje numer i kufizuar studentesh. Kjo do te krijoje mundesine qe grupet mesimore ne leksione dhe seminare e sidomos ne
praktikat laboratorike te jene sa me te vogla per te dhene mundesine e nje kontrolli maksimal dhe realizimin e sa me shume eksperimenteve nga ana e studenteve.
I. ORGANIZIMI I PROGRAMIT TE INTEGRUAR TE STUDIMIT NE FARMACI 
a. Ky program ben pjese ne ciklin e dyte te studimit.
b. Emertimi i diplomes : Master i Shkencave ne Farmaci.
c. Kohezgjatja  e programit te studimit: 5 vite akademike – 10 semestra
d. ECTS totale : 300 ECTS
e. Forma e studimit: Ky program studimi eshte me kohe te plote
II. PLANI MESIMOR I PROGRAMIT TE INTEGRUAR TE STUDIMIT NE FARMACI

Plani mesimor eshte hartuar duke iu permbajtur kritereve dhe elementeve te meposhtem: 
a. Vit/Semestra – 5 Vite akademike / 10 Semestra
b. Kredite ne vit – 60 ECTS
c. Numri i Moduleve = 32
d. Numri total i provimeve = 32
e. Ngarkesa totale :
VITI
Ngarkesa ne auditor
Ngarkesa jashte auditorit
I
                  642 (ore)
       858(ore)
II
604
796
III
660
840
IV
649
851
V
854
646
*Ne vitin e peste ka me shume ore ne auditor pasi ka shume kredite praktike profesionale dhe ne baze te udhezimit te Ministrit te Arsimit dhe Shkences Nr.15, dt.04.04.2008 
1 kredit ECTS praktike eshte llogaritur me 24 ore ne auditor.
Rregullorja e programit te studimit “FARMACI”
  1. Format e studimit, provimeve dhe verifikimeve te tjera te dijeve te fituara nga studentet.
Plani mesimor eshte ndertuar ne menyre te tille qe studenteve tu lihet kohe e mjaftueshme pune dhe studimi jashte auditorit.
            Studentet vleresohen me pike. Maximumi  i pikeve eshte 100 qe i korrespondon notes 10. Menyra e vleresimit eshte e shprehur ne syllabuset e cdo disipline.
Kontrolli i dijes së një lënde (provimi) mund të bëhet : a) me shkrim, b) me gojë, c) i kombinuar, me shkrim dhe me gojë;mënyrat e kontrollit të dijes përcaktohen nga Departamenti, mbështetur në planin mësimor.
            Tezat e provimit, në të gjitha rastet e kontrollit, hartohen nga titullari i lëndës së bashku me asistentin e tij dhe miratohen e nënshkruhen nga Përgjegjësi i Departamentit.
            Studenti fiton të drejtën të futet në provimin e një lënde, kur ka shlyer detyrimet vjetore që lidhen me atë lëndë, të parashikuar për shlyerje në planin mësimor. Procesverbali i shlyerjes  së këtyre detyrimeve plotësohet nga pedagogu në përfundimin e procesit mësimor, para sesionit të provimeve dhe dorëzohet në sekretarinë mësimore.
            Emrat e studentëve që kanë fituar të drejtën  për të hyrë në provimin e lëndës, paraqiten në Fletën e Provimit. Ajo plotësohet me emra dhe mbyllet nga sekretaria mësimore, nënshkruhet nga Dekani përkundrejt nënshkrimit të sekretarisë dhe mban vulën e Universitetit  “Aldent”. Fleta e Provimit i dorëzohet komisionit të provimit ditën e provimit. Me përfundimin e provimit, Kryetari i Komisionit e dorëzon atë në sekretari.
            Në asnjë rast Fleta e Provimit nuk duhet të ketë korigjime dhe askush nuk ka të drejtë të shtojë emra në të . Marrja në dorëzim e saj bëhet me firmë.
 
2.Detyrimet qe lidhen me frekuentimin
Frekuentimi i leksioneve është i detyrueshëm në masën 75% të orëve mësimore
Seminaret, ushtrimet dhe format e tjera të kontrollit të dijes, janë të detyrueshme në 75% të orëve mësimore.
Punët laboratorike dhe praktikat profesionale kanë frekuentim të detyrueshëm  në masën 100%. Studentët që kanë munguar në mënyrë të justifikuar deri 2 seanca të punëve
laboratorike dhe 3 ditë nga praktika mësimore, janë të detyruar të frekuentojnë seancat  laboratorike dhe ditët e praktikës mësimore, në kohën e planifikuar për ta.
Studenti që frekuenton gjatë vitit më pak se 75% të orëve mësimore të detyruara, shpallet i paklasifikuar dhe nuk lejohet të hyjë në asnjë nga sesionet e provimit të asaj lënde.
Ai, qoftë si student përsëritës në vitin përkatës, apo si bartës i kësaj lënde në vitin pasardhës, i nënshtrohet të njëjtit rregull të përcaktuar për frekuentimin; në të kundërt,
studenti cilësohet përsëri i paklasifikuar në atë lëndë, duke mbajtur vetë përgjegjësinë për  rrjedhojat.
           
 
3. Kushtet per procedurat e modalitet per pranimin dhe transferimin e studenteve.
1. Në Universitetin“Aldent”  pranohen per te ndjekur studimet”:
            a) Shtetasit shqiptarë
            b) Studentë të transferuar nga universitete ose shkolla të tjera të larta universitare të vendit apo të huaja;
            c) Shtetas të huaj ;
2. Pranohen për t’u regjistruar  kandidatët që plotësojne kushtet:
            a) Vërtetojnë me dokument zyrtar shtetësinë
            b) Kanë dokument zyrtar të përfundimit të shkollës së mesme në Shqipëri ose jashtë saj (ekuivalentuar sipas kritereve të vendosura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës);
            c) Vërtetojnë, me dokument zyrtar, aftësine për të ndjekur studimet e larta;
            d) Depozitojnë në sekretarinë mësimore të Universitetit, kërkesën për t’u pranuar në konkursin e degës që dëshirojne;
            e) Paguajnë tarifën e shkollimit
                        Universiteti “Aldent” pranon edhe studentë të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet e filluara në ndonjë universitet tjetër shqiptar apo të huaj, publik ose jopublik.
            Për studentët e universiteteve të tjera që duan të transferohen në Universitetin “Aldent”, propozimi vjen nga rektori i universitetit përcjellës, i shoqëruar me të dhënat të hollësishme për studentin: dega, kursi,sistemi i studimit,detyrimet e shlyera dhe notat përkatëse, certifikatën e gjëndjes civile me fotografi, programin e lëndëve që ka kryer.Vendimin për pranimin e studentëve të propozuar për transferim e merr Rektori i Universitetit “Aldent”, pasi ka marre mendim pozitiv nga Komisioni i Vleresimit i ngritur nga Departamenti.
            Për studentët që duan të transferohen në Universitetin “Aldent”, Komisioni i Vlerësimit, i ngritur pranë cdo departamenti, mbi bazën e dokumentacionit që dërgon universiteti përkatës, përcakton detyrimet që do të ketë studenti, në se pranohet në atë degë, sipas planit mësimor në fuqi si dhe njohjen e shlyerjes së lëndëve me ekuivalencë.
            Studentët e Universitetit “Aldent” lejohen të c`regjistrohen dhe të vazhdojnë studimet në një universitet tjetër. C`regjistrimi kryhet vetëm në fund të vitit.

Infermieri e Përgjithëshme

Objektivat e përgjithshme të programit të studimit INFERMIERI 
Objektivi kryesor:
  • Përgatija e infermiereve të përgjithshem si teorikisht dhe praktikisht të aftë të punojnë në të gjitha profilet e mjekësisë dhe mbi të gjitha tu shërbejnë pacientëve duke krijuar tek ata një ndjenjë respekti dhe dashurie.
Objektivat specifike:
  • Fitimi i njohurive teorike dhe praktike në shkencat themelore, shkencat humane dhe ato profesionale.
  • Përballja me modele të ndryshme konceptesh, dobitë dhe kufizimet e tyre në mjediset e ndryshme spitalore dhe jo spitalore, si dhe me modele të ndryshme profesionale.
  • Identifikimi i vlerave profesionale dhe personale.
  • Arritja e kompetencave infermierore nëpërmjet përvetësimit dhe formimit të vazhduar si dhe cilësisë së marrëdhënieve.
Në vitin e parë të studimeve objektivat praktike specifike janë:
  • Zbulimi i koncepteve themelore mbi personin, shëndeti, sëmundja, nevojat themelore si dhe zbulimi i rolit të infermierit, kujdesjet bazë, kushtet dhe ambienti rrethues.
  • Klasifikimi i  nevojave bazë duke gjykuar në nivelin e :
    • Pavaresise
    • Varësisë
    • Nxjerrjen e ndërveprimeve midis çdo nevoje
    • Identifikimin e diagnozës infermierore
    • Vendosjen e objektivave të kujdesit.
Në vitin e dytë:
  • Lidhja ndërmjet poatologjive të ndryshme mediko-kirurgjikale. Studenti duhet të jetë i aftë:
    • Të mbledhë informacionet e nevojshme për të lejuar identifikimin e personit
    • Të studiojë nevojat dhe t’i rendisë ato sipas rëndësisë
    • Të përmendë diagnozën mjekësore
    • Të përcaktojë veprimet sipas përshkrimit të mjekut
    • Të përcaktojë diagnozën infermierore
    • Të hartojë objektivat sipas rolit të tij
    • Të transmetojë informacionet
Në vitin e tretë:
  • Kuptimi i mjeshtërisë së rolit profesional për të gjitha moshat në të gjithë proçesin e kujdesit. Studenti duhet të jetë i aftë:
  • Mbledhë të dhënat e nevojshme
  • Analizojë në mënyrë sintetike situatën
  • Të përmendë diagnozën mjekësore
  • Saktësojë veprimet infermieroretë përshkruara nga mjeku
  • Të përcaktojë diagnozën infermierore
  • Përcaktojë objektivat e kujdesit
  • Organizojë kujdesjet sipas rolit të tij
  • Transmetojë informacionet
  • Vlerësojë efikasitetin e ndërhyrjeve
  • Rishikojë planin e tij të kujdesit
Programi i formimit ne Infermieri promovon kete shkence si nje profesion shendetesor i vecante dhe jetesor qe ka si funksion promovimin e shendetit, parandalimin e semundjes,
ruajtjen e shendetit dhe pakesimin e dhimbjes. Profesionisti infermier ne fund te studimeve te tij eshte i afte te planifikoje, realizoje, vleresoje dhe dokumentoje procesin infermieror
ne fushat e promovimit te shendetit, parandalimit te semundjeve, trajtimit, reabilitimit dhe zhvillimit te profesionit te tij.
Te diplomuarit do te punojne ne lidhje te ngushte me profesionistet e tjere shendetesore dhe sociale, ne mjedise spitalore, klinika e poliklinika, ne kushtet e shtepise, shkolla, qendra rekretive dhe sportive, shtepi te te moshuarve, ambiente industriale dhe komerciale, qendra psikiatrike dhe te kujdesit mendor, institucione arsimore, etj.
Menyra e te mesuarit paraqet nje kombinim te leksioneve, seminareve, detyrave, trainimeve praktiko-klinike, demostrimeve me paciente, pune ne grupe, projekte, ndjekje, shoqerim dhe mbikqyrje ne institucione te ndryshme shendetesore.
Objektivat do te realizohen nepermjet ndihmeses qe Universiteti ofron me kushtet dhe mjetet qe ka ne perdorim te formimit te studenteve:
  • Auditoret te pajisura me bazen materiale te tyre
  • Laboratoret praktike te pajisura me bazen materiale te tyre
  • Spitalet dhe instiucionet shendetesore per kryerjen e praktikave klinike
  • Biblioteka.
Programi i infermierise eshte i ndare ne 6 semestra dhe kohezgjatja e studimeve eshte 3 vite akademike, ekuivalente me 180 ECTS. Cdo semester ka 30 kredite.
Studimet perfshijne bazen e:
  • shkencave themelore biomjekesore
  • shkencat humane dhe sociale
  • shkencat profesionale klinike te infermierise
Permbajtja e programit eshte ne perputhje te plote me kerkesat Europiane per nje formim te duhur dhe te pershtatshem ne infermieri.
Në kurrikulen tonë, disa lënde si biofizika, biostatistika dhe informatika janë trajtuar si nje kurs i integruar. Anatomia është trajtuar së bashku me histologjinë, fiziologjine, dietologjine, si dhe kujdesi infermieror i bashkangjitet çdo lënde specifike duke i bërë ato të integruara me njëra tjetrën. Në këtë program studentët krijojnë nje vision të qartë për ndërtimin normal të trupit të njeriut si nga ana fiziologjike, anatomike e biokimike. Po ashtu marrin njohuri për anatominë patologjike, mikrobiologjinë, sëmundjet infektive, etj.
Peshën kryesore në kredite e zënë lëndët e formimit karakterizues të tilla si sëmundjet e brendshme, sëmundjet kirurgjikale, sëmundjet pediatrike, sëmundjet në obstetri-gjinekologji,
urgjencat mjekësore, etj. Në programin e çdo lënde profesionale përfshihen edhe kujdesjet infermierore përkatëse me qëllim që studentët veç njohjes mirë së sëmundjeve të njohin edhe mënyrat specifike të shërbimit ndaj  të sëmurëve.
 Një vend i posacem i lihet lëndeve me zgjedhje nga studentët dhe atyre te karakterit formues të tilla si: gjuha angleze,  informatika, etj.
            Duke filluar nga semestri i dyte i vitit të parë e në vazhdim ne planin mësimor eshtë caktuar praktike profesionale me qëllim që t’i aftesojë studentët per t’i shërbyer pacienteve në te gjitha llojet e sëmundjeve.
Hartimi i këtyre objektivave dhe kurrikulave është bërë duke u nisur nga eksperinca mbi 50 vjecare të shkollave tona publike të infermierisë por edhe nga fakultete të tjera të ngjashme europiane dhe sidomos atyre italiane. Eksperienca e ketyre të fundit është marrë në konsideratë edhe për faktin se një pjesë e mirë e këtyre studentëve pas mbarimit të studimeve aplikojnë për tu punësuar në këtë vend dhe përvoja e deritanishme ka treguar se ata janë të suksesshëm.
Argumentimi i nevojës së programit  të studimit
Qëllimi i  ketij programi studimi është përgatitja e një gjenerate të reinfermierësh të lartë të aftë që t'ju përgjigjen nevojave të kohës.
Hartimi i kurikulave bashkekohore dhe sidomos krijimi i kushteve maksimale për realizimin teorik dhe praktik të tyre do të jetë objektivi ynë kryesor.
Numri i pranimeve të reja çdo vit do të jetë rreth 40 studentë. Pranimi i këtij numri studentësh do të krijojë mundësinë që grupet mësimore në leksione dhe seminare e
sidomos në praktikat mësimore të jenë sa më të vogla për të dhënëmundësinë e një kontrolli maksimal. Avantazhet e këtij programi në krahasim me programet ekzistuese lidhen:
Së pari: Me numrin e vogël të studenteve në krahasim me ato të ngjashmet qofshin publike apo private.
Së dyti : Hapësirat e bollshme dhe shumë komode të Universitetit.
Së treti:  " Aldent" bashkëpunon me shume firma të njohura multinacionale të cilat na krijojnë mundësine e futjes së aparaturave e teknologjive bashkëkohore tëmësimdhënies
në fushën e infermierisë.
Së katërti : Stafi mësimor shumë i kualifikuar dhe sidomos shumë i motivuar është njëgaranci për rezultate pozitive.
Përsa i përket mundësisë së punësimit mendojmë se këta studentë mund të punojnë:
Sidomos në periferi të Tiranës por edhe në rrethe e zona rurale, mbasi në këto zona prej kohësh ndjehet një mungesë infermierësh .
Në shërbimin spitalor publik, pasi në vendin tonë ekzistojnë shumë spitale tëtilla që kanë nevojë për infermiere.
Ata që do të dalin me rezultate shume të mira në të ardhmen mund tëpunesohen pranë shkollës sonë apo në shkolla të tjera të ngjashme.
Me kurrikulat që kanë dhe me përgatitjen që do të bëjnë këta studentëmund të punesohen edhe jashtë vendit
Institucioni ynë ka mbi 6 vjet që funksionon si shkollë dentare dhe që nga viti 2006 si shkolle e larte universitare, sot është një Universitet me disa degë.
Gjatë kësaj kohe ne kemi fituar më shumë përvojë, kemi zgjeruar siperfaqen nëshërbim të studentëve, kemi shtuar shumë bazen materiale dhe laboratorike, kemi shtuar kontaktet me institicionet e ngjashme brenda vendit si dhe kemi shumëlidhje me institucione të huaja.
            U.A.L. me hapjen e degës së infermierisë dhe farmacisë synon që tëprofilizohet në fushën e shkollimit mjekësor. Kjo mënyrë organizimi jep më shumëmundësi për shfrytëzimin më të mirë të laboratorëve të përbashkëta, krijimin e një strukture më të plotë të stafit akademik, etj.
            Janë një grup lëndesh si anatomia, fiziologjia, biologjia, biokimia, mikrobiologjia, etikë dhe deontologjia, por edhe sëmundje të brendshme dhe farmakologjia, të cilat zhvillohen në të gjitha këto degë. Kjo krijon mundesinë e aktivizimit të një stafi të specializuar me kohë të plotë pasi shtohet numri i studentëve dhe rrjedhimisht shtohen edhe grupet mësimore.
            Kërkesat për këto degë në vendin tonë janë ende të mëdha por ndërkohëqë vendet në institicionet publike jane të limituara, numri i studentëve në disa institucione jopublike është ende i madh që shkon edhe disa qindra në vit. Ndërsa ne kemi si strategji të pranojme një numër të kufizuar studentësh  rreth 40 në vit për çdo program studimi. Kjo gjë bën të mundur krijimin për ta të kushteve më tëmira, mundësinë për të ndjekur me nga afër dhe rrjedhimisht niveli cilësor i përgatitjes së tyre do të jetë më i mirë. 
I. ORGANIZIMI I PROGRAMIT TE STUDIMIT: INFERMIERI E PERGJITHSHME
  1.  Ky program ben pjese ne ciklin e pare te studimit.
  2. Emertimi i diplomes : Diplome e nivelit te pare ne Infermieri te pergjithshme.
  3. Kohezgjatja  e programit te studimit: 3 vite akademike – 6 semestra
  4. ECTS totale : 180 ECTS
  5. Forma e studimit: Ky program studimi eshte me kohe te plote
II. KY PROGRAM STUDIMI DO TE ORGANIZOHET NGA VETE UNIVERSITETI “ALDENT”
a. Lista e disiplinave mesimore dhe veprimtarite e tjera formuese
b. Objektivat formuese specifike te cdo disipline
            Objektivat formuese specifike te cdo lende jepen tek syllabuset ku perfshihen gjithashtu edhe shume elemente te tjere sqarues.
c.Kreditet dhe detyrimet penguese per cdo disipline mesimore
            Cdo student qe te kaloje ne vitin pasardhes duhet qe te kete marre te pakten 50% te krediteve te atij viti. Qe nje student te hyje ne provim duhet detyrimisht te kete marre pjese ne 75% te leksioneve dhe seminareve dhe 100% te praktikeve laboratorike.
1. Kurrikulat ofruara studenteve.
            Kurrikula te specifikuara per cdo disipline se bashku me syllabuset jepen me lart.
2. Formen / format e studimit, provimeve dhe verifikimeve te tjera te dijeve te fituara nga studentet.
Plani mesimor eshte ndertuar ne menyre te tille qe studenteve tu lihet kohe e mjaftueshme pune dhe studimi jashte auditorit.
            Studentet vleresohen me pike. Maximumi  i pikeve eshte 100 qe i korrespondon notes 10. Menyra e vleresimit eshte e shprehur ne sylabuset e cdo disipline.
            Kontrolli i dijes së një lënde (provimi) mund të bëhet : a) me shkrim, b) me gojë, c) i kombinuar, me shkrim dhe me gojë;mënyrat e
kontrollit të dijes përcaktohen nga Departamenti, mbështetur në planin mësimor.
            Tezat e provimit, në të gjitha rastet e kontrollit, hartohen nga titullari i lëndës së bashku me asistentin e tij dhe miratohen e nënshkruhen nga Përgjegjësi i Departamentit.
            Studenti fiton të drejtën të futet në provimin e një lënde, kur ka shlyer detyrimet vjetore që lidhen me atë lëndë, të parashikuar për shlyerje në planin mësimor. Procesverbali i shlyerjes  së këtyre detyrimeve plotësohet nga pedagogu në përfundimin e procesit mësimor, para sesionit të provimeve dhe dorëzohet në sekretarinë mësimore.
            Emrat e studentëve që kanë fituar të drejtën  për të hyrë në provimin e lëndës, paraqiten në Fletën e Provimit. Ajo plotësohet me emra dhe mbyllet nga sekretaria mësimore, nënshkruhet nga Rektori përkundrejt nënshkrimit të sekretarisë dhe mban vulën e Shkollës së Lartë Universitare Private “Aldent”. Fleta e Provimit i dorëzohet komisionit të provimit ditën e provimit. Me përfundimin e provimit, Kryetari i Komisionit e dorëzon atë në sekretari.
            Në asnjë rast Fleta e Provimit nuk duhet të ketë korigjime dhe askush nuk ka të drejtë të shtojë emra në të . Marrja në dorëzim e saj bëhet me firmë.
f. Detyrimet qe lidhen me frekuentimin
            Leksionet, si formë e punës mësimore, si rregull nuk janë me frekuentim të detyruar. Frekuentimi është i detyrueshëm në ato raste kur departamenti përkatës e vlerëson të tillë. Në këto raste frekuentimi është i detyruar deri në masën 75% të orëve mësimore
            Seminaret,  ushtrimet dhe format e tjera të kontrollit të dijes, janë të detyrueshme deri 75% të orëve mësimore.
            Punët laboratorike dhe praktikat profesionale kanë frekuentim të detyrueshëm  në masën 100%. Studentët që kanë munguar në mënyrë të justifikuar deri 2 seanca të punëve laboratorike dhe 3 ditë nga praktika mësimore, janë të detyruar të frekuentojnë seancat  laboratorike dhe ditët e praktikës mësimore, në kohën e planifikuar për ta. Në të kundërt nuk fiton të drejtën të hyjë në provim në sesionin përkatës.
            Studenti që frekuenton gjatë vitit më pak se 50% të orëve mësimore të detyruara, shpallet i paklasifikuar dhe nuk lejohet të hyjë në asnjë nga sesionet e provimit të asaj lënde.Ai, qoftë si student përsëritës në vitin përkatës, apo si bartës i kësaj lënde në vitin pasardhës, i nënshtrohet të njëjtit rregull të përcaktuar për frekuentimin; në të kundërt, studenti cilësohet përsëri i paklasifikuar në atë lëndë, duke mbajtur vetë përgjegjësinë për  rrjedhojat.
            Studenti që frekuenton vetëm 50%-75% të orëve mësimore të detyruara, shpallet i paklasifikuar, nuk lejohet të hyjë në provimin e sesionit të parë të asaj lënde, por ka të drejtën të hyjë në provimin e sesionit të vjeshtës.
g.Kushtet per procedurat e modalitet per transferimin e studenteve.
            Shkolla e Lartë Universitare “Aldent” pranon edhe studentë të cilët dëshirojnë të vazhdojnë studimet e filluara në ndonjë universitet tjetër shqiptar apo të huaj, publik ose jopublik.
            Për studentët e universiteteve të tjera që duan të transferohen U.A.L., propozimi vjen nga rektori i universitetit përcjellës, i shoqëruar me të dhënat të hollësishme për studentin: dega, kursi,sistemi i studimit,detyrimet e shlyera dhe notat përkatëse, certifikatën e gjëndjes civile me fotografi, programin e lëndëve që ka kryer. Vendimin për pranimin e studentëve të propozuar për transferim e merr Rektori i U.A.L., pasi ka marre mendim pozitiv nga Komisioni i Vleresimit i ngritur nga Departamenti.
            Për studentët që duan të transferohen në U.A.L., Komisioni i Vlerësimit, i ngritur pranë cdo departamenti, mbi bazën e dokumentacionit që dërgon universiteti përkatës, përcakton detyrimet që do të ketë studenti, në se pranohet në atë degë, sipas planit mësimor në fuqi si dhe njohjen e shlyerjes së lëndëve me ekuivalencë.
            Studentët e U.AL.lejohen të c`regjistrohen dhe të vazhdojnë studimet në një universitet

Fizioterapi

MISIONI DHE OBJEKTIVAT E PROGRAMIT TË STUDIMIT FIZIOTERAPI

Misioni:
Përgatitja e profesionisteve ne fizioterapi, me njohuri e kompetenca te nevojshme fizioterapeutike profesionale teorike dhe praktike, të aftë të punojnë në sektorin e reabilitimit, ne perputhje me normat e paracaktuara nga Komuniteti Europian.

Objektivat:
  1. Marrja e njohurive teorike dhe praktike në shkencat themelore biomjekesore, shkencat humane dhe sociale dhe ato profesionale klinike te fizioterapise, per pervetesimin e dijeve profesionale fizioterapeutike.
  2. Fitimi i aftesive te duhura per kryerjen e aktiviteteve ne menyre autonome nepermjet nderhyrjeve per parandalim, kurim dhe reabilitim te zonave motore, funksioneve kortikale superiore dhe viscerale me pasoja nga patologji te ndryshme te lindura dhe te fituara.
  3. I diplomuari ne Fizioterapi ne perfundim te studimeve te tij do te jete i afte  te:
  4. Perpunoje programin e tij reabilitativ ne kuadrin e nje ekipi multidisiplinar me qellim individualizimin dhe plotesimin e nevojave shendetesore te invalideve duke praktikuar ne pavaresi te plote aktivitetet terapeutike per riedukim funksional te invalideve motor, psikomotor dhe konjuktive duke perdorur terapi fizike, manuale, masoterapeutike dhe ergoterapeutike.
  5. Ushtroje profesionin ne menyre etike duke u bazuar ne parimet baze te kodit profesional.
  6. Kontribuoje ne menyre aktive ne shoqerine demokratike duke i konfirmuar kesaj shoqerie vlerat dhe normat e politikave shendetesore.
  7. Zhvilloje kreativitetin e tij duke qene inovativ ne punen e tij dhe perdorimin e njohurive.
  8. Modifikoje aktivitetet terapeutike te ushtruara me qellim arritjen e objektivave te rekuperimit funksional.
  9. Edukoje pacientin per menyren e pershtatjes dhe perdorimit te protezave dhe aksesoreve te tjere dhe verifikon efikasitetin e tyre.
ARGUMENTIMI I NEVOJES SE PROGRAMIT TE STUDIMIT
Qellimi i programit te studimit eshte pergatitja e nje gjenerate te re fizioterapistesh te larte te afte qe t'ju pergjigjen nevojave te kohes.
Keta fizioterapiste do te pergatiten duke u mbeshtetur mbi bazen e pervojes shumevjecare te fakultetit tone publik, por edhe mbi bazen e pervojes se shume universiteteve te tjere te njohura ne Evrope .
Hartimi i kurikulave bashkekohore dhe sidomos krijimi i kushteve maksimale per realizimin teorik dhe praktik te tyre do te jete objektivi yne kryesor.
Numri i pranimeve te reja cdo vit do te jete rreth 40 studente. Pranimi i ketij numri studentesh do te krijoje mundesine qe grupet mesimore ne leksione dhe seminare e sidomos ne praktikat laboratorike te jene sa me te vogla per te dhene mundesine e nje kontrolli maksimal dhe realizimin e sa me shume eksperimenteve nga ana e studenteve .
Avantazhet e ketij programi ne krahasim me programet ekzistuese lidhen:
Se pari: Me numrin e vogel te studenteve.
Se dyti: Hapesirat e bollshme dhe shume komode te shkolles.
Se treti: "Aldent" bashkepunon me shume firma te njohura multinacionale te cilat na krijojne mundesine e futjes se aparaturave e teknologjive bashkekohore ne fushen e fizioterapise.
Se katerti: Koha e studimit eshte 3-vjet, kohe e domosdoshme dhe e mjaftueshme per nje program  te tille studimi.
Se pesti: Stafi mesimor shume i kualifikuar dhe sidomos shume i motivuar eshte nje garanci per rezultate pozitive.
Persa i perket mundesise se punesimit mendojme se keta studente mund te punojne:
- Ne sherbimin spitalor publik, pasi ne vendin tone ekzistojne shume spitale te tilla qe kane nevoje per fizioterapiste.
- Ne sherbimin spitalor privat mbasi ky sherbim kohet e fundit po merr nje zhvillim te vrullshem.
- Ne Poliklinkat shendetesore, Qendrat e Reabilitimit, Qendrat termale dhe Resortet Turistike, Sherbimin Komunitar, Klinika private, etj.
-Ata qe do te dalin me rezultate shume te mira ne te ardhmen mund te punesohen prane shkolles sone apo ne shkolla te tjera te ngjashme.
-Me kurrikulat qe kane dhe me pergatitjen qe do te bejne keta studente ne te ardhmen mund te punesohen edhe jashte vendit si ne Europe, Sh.B.A. etj.
Institucioni yne ka mbi 7vjet qe funksionon si shkolle mjekesore dhe qe nga viti 2006 si Universitet.
Gjate kesaj kohe ne kemi fituar me shume pervoje, kemi zgjeruar siperfaqen ne sherbim te studenteve, kemi shtuar shume bazen materiale dhe laboratorike, kemi shtuar kontaktet me institicionet e ngjashme brenda vendit si dhe kemi shume lidhje me institucione te huaja.
Universiteti yne me hapjen e deges se fizioterapise synon qe te profilizohet ne fushen e shkollimit mjekesor. Kjo menyre organizimi jep me shume mundesi per shfrytezimin me te mire te laboratoreve te perbashketa, krijimin e nje strukture me te plote te stafit akademik, etj.
Jane nje grup lendesh si anatomia, fiziologjia, biologjia, biokimia, mikrobiologjia, etike dhe deontologjia, menaxhimi, etj, te cilat zhvillohen ne te gjitha keto dege. Kjo krijon mundesine e aktivizimit te nje stafi te specializuar me kohe te plote pasi shtohet numri i studenteve dhe rrjedhimisht shtohen edhe grupet mesimore.
          Kerkesat per keto dege ne vendin tone jane ende te medha por nderkohe qe vendet ne institicionet publike jane te limituara. Ne keto kushte ne mendojme se do te kemi nje numer te mjaftueshem studentesh ne kete program studimi.
I. ORGANIZIMI I PROGRAMIT TE STUDIMIT: FIZIOTERAPI
  1. Cikli i studimit : Ky program ben pjese ne ciklin e pare te studimit.
  2. Emertimi i diplomes : Diplome Bachelor ne Fizioterapi
  3. Kohezgjatja  e programit te studimit: 3 vite – 6 semestra
  4. ECTS totale : 180 ECTS
  5. Forma e studimit: Ky program studimi eshte me kohe te plote
II. KY PROGRAM STUDIMI MUNDESOHET NGA VETE
   Universiteti “ALDENT”
Plani mesimor eshte hartuar duke iu permbajtur kritereve dhe elementeve te meposhtem:
  1.  3 Vite akademike / 6 Semestra
  2. Kredite ne vit – 60 ECTS
  3. Numri i Lendeve/ Moduleve = 22
  4. Numri total i provimeve = 22
  5. Ngarkesa totale :
VITI
Ngarkesa ne auditor
Ngarkesa jashte auditorit
I
800 (ore)
700   (ore)
II
936 (ore)
564 (ore)
III
900 (ore)



600 (ore)