Sunday, June 16, 2013

Universiteti HENA E PLOTE-BEDER :Adresa-Rruga Jordan Misja,Tirane

BACHELOR
-Drejtesi                                                                                                (1450euro/vit)
-Shkenca Islame                                                                                    (1100euro/vit)
-Shkenca Komunikimi                                                                           (1100euro/vit)
-Gjuhe dhe Letersi Angleze                                                                    (1100euro/vit)
-Gjuhe dhe Letersi Turke                                                                       (1100euro/vit)
-Arsim Parashkollor dhe Fillor                                                                (1100euro/vit)
-Psikologji Keshillimi dhe Pedagogji                                                       (1100euro/vit)

MASTER

-Mesuesi ne Gjuhe dhe Letersi Angleze
-Mesuesi ne Gjuhe dhe Letersi Turke
-E Drejte Penale
-E Drejte Nderkombetare
-Gazetari
-Marrdhenie Publike
-Shkencat Moderne (Islame)
-Shkencat Themelore Islame
-Keshillim dhe asistence Fetare
-Gjuhe dhe Letersi Turke
-Menaxhim Arsimor,Planifikim dhe zhvillim i Kurrikules
-Psikologji Keshillimi dhe Pedagogji
-Perkthim dhe Interpretim
Cmimi 1000euro/viti per tghitha llojet e masterave.

Pranimet në Bachelor

Rektorati cakton një komision për përzgjedhjen e kandidatëve. Ky komision bën përzgjedhjen e studentëve në bazë të dokumentacionit të paraqitur. Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër), duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
  • Mesatare mbi 8 (mund të kryejnë regjistrim, pas shqyrtimit të dosjes nga komisioni përkatës i secilit departament);
  • Provim pranimi për ata që nuk përmbushin kriterin e mesatares;
  • Letërmotivimi (ese të shkurtër rreth motivit të zgjedhjes së programit të studimit);
  • Intervistë nga komisioni i ngritur, sipas departamenteve përkatëse.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
Të gjithë aplikantët  duhet të paraqesin dokumentet e nevojshme për t’u regjistruar pranë Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër).
Për studentët shqiptarë:
  • Diploma origjinale e shkollës së mesme;
  • Lista e notave origjinale e shkollës së mesme;
  • Fotokopje e pasaportës ose e kartës së identitetit;
  • Raport mjekësor;
  • 4 fotografi;
  • Mandati bankar i pagesës.
Për studentët e huaj:
  • Diplomë origjinale, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe;
  • Transkript notash origjinal, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe;
  • Raport mjekësor, me vulë “Apostile”, i noterizuar dhe i përkthyer në gjuhën shqipe;
  • Fotokopje e noterizuar e pasaportës (faqja e parë, e dytë dhe e fundit);
  • Fotokopje e noterizuar e lejes së qëndrimit në Shqipëri;
  • 4 fotografi;
  • Mandati bankar i pagesës.


Pranimet në Master

Programet master në Shkollën e Lartë“Hëna e Plotë”( Bedër) u japin përgjigje interesit të studentëve dhe tregut. Studimet e ciklit të dytë synojnë thellimin e njohurive në një fushë të caktuar dhe përfitimin e një formimi akademik apo profesional e studentit.  Pas studimeve master studentët mund të vazhdojnë nivelin doktoral të studimeve.  Programet e ciklit të dytë janë të ndara nëMaster Shkencor dhe Master Profesional.  Shkolla e Lartë“Hëna e Plotë”(Bedër) ofron  një listë të gjerë  programesh studimi të ciklit të dytë ( Master Shkencor dhe Profesional)për studentët shqiptarë dhe të huaj.
Sipas planifikimit të karrierës së tyre, studentët mund të zgjedhin të studiojnë në këto programe duke patur si garanci, nivelin e lartë të stafit akademik të angazhuar, kurrikul të përgatitur në bazë të eksepriencave të universiteteve më të njohura në botë dhe një ambient të përshtatshëm për kërkim shkencor.
Master  Shkencor
Master i shkencave në drejtësi në profilet:
  • E drejta penale
  • E drejta ndërkombëtare
Master i shkencave në shkenca komunikimi në profilet:
  • Marrëdhënie me publikun 
  • Gazetari
Master i shkencave në shkenca islame në profilet: 
  1. Shkencat e shërbimeve shpirtërore;
  2. Shkencat moderne islame;
  3. Shkencat themelore islame;
  4. Master i shkencave në menaxhimin arsimor, planifikim dhe zhvillim kurrikule;
  5. Master i shkencave në psikologji këshillimi;
  6. Master shkencor në gjuhë dhe letërsi turke;
  7. Master shkencor në gjuhë dhe letërsi angleze;
  8. Master shkencor në përkthim dhe interpretim;
Master Profesional
  • Master profesional në mësuesi, gjuhë angleze për arsimin e mesëm
  • Master profesional në mësuesi, gjuhë turke për arsimin e mesëm
Kriteret e pranimit: 
Pranohen për t’u regjistruar në programin e studimeve të ciklit të parë master, shtetasit shqiptarë dhe të huaj që plotësojnë këto kushte:
  • Vërtetojnë me dokumente zyrtare  mbarimin e studimeve të ciklit të parë me gradën Bachelor në Shqipëri ose jashtë shtetit (ekuivalentuar sipas kritereve, të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës);
  • Plotësojnë kushtet e tjera të pranimit, të përcaktuara në rregulloren e brendshme të Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër);
  • Pranojnë pagesën  e tarifës së caktuar mujore ose vjetore.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një komision i caktuar nga dekanati, mbështetur në dokumentacionin e paraqitur. Numri i pranimeve bazohet në mundësitë reale të institucionit për një proces akademik  normal dhe brenda standardeve të kërkuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Dokumentacioni:
  • Të gjithë aplikantët duhet të kenë këto dokumente për t’u regjistruar pranë Shkollës së Lartë  “Hëna e Plotë” (Bedër);
  • Letër pranimi;
  • CV (curriculum vitae)
  • Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë “Apostile”, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
  • Transkript notash zyrtar të studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë apostile,  për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
  • Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës (për studentët e huaj, e noterizuar);
  • 4 fotografi;
  • Mandati bankar i pagesës.



Bursat e Studimit

Duke synuar përzgjedhjen dhe përgatitjen cilësore të studentëve, Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) ofron mundësi të shumta për bursa studimi në të gjitha programet e studimit Bachelor.
1.Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) ofron bursa studimi për maturantët që kanë arritur rezultate të larta në Maturën Shtetërore 2012. Përqindja e bursës është si më poshtë:
Mbi  - 6251 pikëpërfitojnë 100%   bursë studimi
6001 - 6250 pikëpërfitojnë  75%   bursë studimi
5500 - 6000 pikëpërfitojnë  50%   bursë studimi

2.Një tjetër mundësi për të përfituar bursa studimi në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) është  renditja e nxënësve në shkollën e mesme.
100% bursë studimi për të parët e shkollave të mesme 
75% bursë studimi për të dytët e shkollave të mesme
50% bursë studimi për të tretët e shkollave të mesme

3.Të gjithë ata që kanë fituar çmime të para në konkurse dhe olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare përfitojnë mundësinë për të studiuar me 100% bursë studimi për të parin, 75% bursë studimi për të dytin dhe 50% bursë studimi për çmimet e treta.
4.Rezultatet e arritura në provimin e njohurive të gjuhës angleze TOEFL, është një mundësi tjetër për të përfituar bursë:
100 - 120 pikëpërfitojnë 100%   bursë studimi
90 - 100 pikëpërfitojnë  75%   bursë studimi
80 - 90 pikëpërfitojnë  50%   bursë studimi

5.Provimi SAT: Të gjithë ata që plotësojnë kriteret e mëposhtme nga rezultatet e provimit SAT, mund të përfitojnë bursë studimi në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër):
1900 – 2000 pikëpërfitojnë 100% bursë studimi
1800 – 1900 pikëpërfitojnë  75% bursë studimi
1700 – 1800 pikëpërfitojnë  50% bursë studimi


Saturday, June 15, 2013

Universiteti NDERKOMBETARE i Tiranes :Adresa-Rruga Elbasanit,Rruga tre vellezerit Kondi,Vilat Gjermane,Nr54 Tirane.

BACHELOR
-Mesuesi Cikli i Ulet                                                                              (1000euro/vit)
-Mesuesi Cikli Parashkollor                                                                   (1000euro/vit)
-Psikologji                                                                                            (1000euro/vit)
-Infermieri                                                                                             (1500euro/vit)
-Teknologji Informacioni                                                                       (2500euro/vit)
-Ekonomi Finance                                                                                 (2500euro/vit)
-Ekonomi Menaxhim                                                                             (2500euro/vit)
-Drejtesi                                                                                                (2500euro/vit)
-Farmaci                                                                                               (2500euro/vit)

MASTER

Master Profesional 1800euro,kurs i plote me kohezgjatje 1vit e gjysem.
Master Shkencor 4000euro,kurs i plote me kohezgjatje 2 vjet

Aplikim per Burse

Akordohet Bursë për programet e studimit në masën 80%
Diplomë Bachelor në Drejtësi jo me pak se: 5427 pike
Diplomë Bachelor në Ekonomi-Finance         6160
Diplomë Bachelor në Ekonomi-Menaxhim    5877
Diplomë Bachelor në Infermieri                   5488
Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi       5366
Diplomë Master i Shkencave në Farmaci      6343
Diplomë Bachelor në Mësuesi per Ciklin e Ulët       5100
Diplomë Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor     5100
Diplomë Bachelor në Psikologji                     5565
Akordohet Bursë për programet e studimit në masën 55%
Diplomë Bachelor në Drejtësi jo me pak se: 5085 pike
Diplomë Bachelor në Ekonomi-Finance         5375
Diplomë Bachelor në Ekonomi-Menaxhim    5084
Diplomë Bachelor në Infermieri                   5005
Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi       4546
Diplomë Master i Shkencave në Farmaci      5200
Diplomë Bachelor në Mësuesi per Ciklin e Ulët       4633
Diplomë Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor     4600
Diplomë Bachelor në Psikologji                     4845
Akordohet bursë për programet e studimit në masën 40%
Diplomë Bachelor në Drejtësi jo me pak se: 4610 pike
Diplomë Bachelor në Ekonomi-Finance         4877
Diplomë Bachelor në Ekonomi-Menaxhim    4664
Diplomë Bachelor në Infermieri                   4603
Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi       3818
Diplomë Master i Shkencave në Farmaci      4800
Diplomë Bachelor në Mësuesi per Ciklin e Ulët       4150
Diplomë Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor     4113
Diplomë Bachelor në Psikologji                     4652
Akordohet bursë për programet e studimit në masën 35%
Diplomë Bachelor në Drejtësi jo me pak se: 4300   pike
Diplomë Bachelor në Ekonomi-Finance         4529
Diplomë Bachelor në Ekonomi-Menaxhim    3775
Diplomë Bachelor në Infermieri                   4416
Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi       3735
Diplomë Master i Shkencave në Farmaci      4500
Diplomë Bachelor në Mësuesi per Ciklin e Ulët       2800
Diplomë Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor     3200
Diplomë Bachelor në Psikologji                     4410
Akordohet bursë për programet e studimit në masën 30%
Diplomë Bachelor në Drejtësi jo me pak se: 3700 pike
Diplomë Bachelor në Ekonomi-Finance         3701
Diplomë Bachelor në Ekonomi-Menaxhim    3717
Diplomë Bachelor në Infermieri                   3434
Diplomë Bachelor në Teknologji Informacioni dhe Komunikimi       2665
Diplomë Master i Shkencave në Farmaci      3200
Diplomë Bachelor në Mësuesi per Ciklin e Ulët       2300
Diplomë Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor     2700
Diplomë Bachelor në Psikologji                     3934                                                                                                                         
NUK MUND TE APLIKOJNE PER BURSE
Studentet qe kane paraqitur aplikim per transferim studimesh nga shkollat e tjera;

Studentet qe jane te rregjistruar ne nje shkolle tjeter dhe kerkojne te ndjekin dy shkolla pernjeheresh. Studentet qe kane mbaruar shkollen e mesme te pakten nje vit para dates se kerkeses per burse apo rregjistrim. Behet perjashtim per studentet me mangesi te kufizuara.

Studente qe kane nje perfitim burse ne fuqi.

Studentet qe kane me shume se nje vit jashte kursit (sipas modelit te bolonjes). (duhet te kene te pakten 90% te krediteve te vitit te shkuar te siguruara)

Studentet qe kerkojne te studiojne me kohe te pjeseshme ose pa shkeputje nga puna.

Studentet qe kane paraqitur kerkese jashte afateve te sipershenuara.
Studentet qe e kane humbur nje here bursen.

http://www.unt.universitetinderkombetar.com

Friday, June 14, 2013

Universiteti POLIS :Adresa-Rr Bylis12,Autostrada Tirane Durres km 5, Kashar,Tirane

BACHELOR

-Arkitekture & Dizajn Urban                                                                            (4500euro/viti)
-Art & Design                                                                                                  (3000euro/viti)
-Inxhinieri Ndertimi                                                                                          (1000euro/viti)
-Studime Mjedisore                                                                                         (1000euro/viti)
-Planifikim dhe Menaxhim Urban                                                                      (1000euro/viti)

MASTER
-Arkitekture: Restaurim-Konservim                                                                  (500euro/viti)
-Menaxhim Mjedisor Urban                                                                              (500euro/viti)
-Dizajn te Aplikuar                                                                                           (1500euro/viti)
-Arkitekture Parametrike                                                                                  (1000euro/viti)
-Dizajn Strukturor Estetik                                                                                 (500euro/viti)
-Dizajn Urban dhe peizash                                                                                (500euro/viti)
-Planifikim Hapesinor dhe Aplikime GIS                                                           (500euro/viti)
-Strehim dhe Zhvillim Territori                                                                           (500euro/viti)
-Ceshtje Sociale Urbane dhe Burime Njerezore                                                (500euro/viti)
-Sipermarrje dhe Inovacion                                                                              (500euro/viti)
-Pasuri te Paluajtshme                                                                                      (500euro/viti)
-Marketing dhe Strategji                                                                                  (500euro/viti)

Per studime ne arkitekture dhe Dizajn Urban -800 Maturantet e pare ne listen e rezultateve te Matures Shteterore,sipas klasifikimit,perfitojne subvencionim te tarifes se studimit deri ne Tarife Shteterore
Per studime ne Art dhe Dizajn -400Maturantet e pare ne listen e rezultateve te matures shteterore,sipas klasifikimit,perfitojne subvencionim te tarifes se studimit deri ne Tarife Shteterore

http://universitetipolis.edu.al/

BURSA:
Per studentet me mesatare mbi 9,burse 50%
Per studentet me mesatare mbi 8,burse 30%
Per studentet jashte kufijve 1000euro subvenciohen nga universiteti 

Tuesday, June 11, 2013

Universiteti Katolik ZOJA E KESHILLIT TE MIRE -Adresa:Kompleksi Spitalor Universitar Zoja e Keshillit te Mire Rruga e Durresit,Tirane

                                                                         BACHELOR

 -Mjekesi                                                                                                              (4500euro/viti)
-Odontoiatri                                                                                                          (4500euro/viti)
-Farmaci                                                                                                               (4500euro/viti)
-Ekonomik                                                                                                            (2200euro/viti)
-Infermieri                                                                                                             (2200euro/viti)
-Fisioterapi                                                                                                           (2200euro/viti)
-Shkenca Politike                                                                                                  (2200euro/viti)


                                                    MASTER

-Relazione Internazionali                                                                                        (3000euro/viti)
-Gestione sanitaria                                                                                                 (3000euro/viti)
-Organizzazione e Gestione delle Aziende e dei Servizi Sanitari                               (3500euro/viti)
-Governance e Sviluppo Territoriale                                                                      (6000euro/viti)
-Implantologia e Protesi Dentaria                                                                           (6000euro/viti)
-Ortognatodonzia                                                                                                  (6000euro/viti)
-Managment per le Funzioni di Coordinamento                                                      (2000euro/viti)
-Gestione Finanziaria e gestione Dei Rischi                                                             (5000euro/viti)

TESTIMI: Per tu pranuar ne universitet behet nje testim, i cili eshte ne gjuhen italiane me karakter shkencor
BONUS: a) Personat qe kane mesataren 10 perfitojne 30% ulje te tarifes vjetore per vitin e pare.
                b) Personat qe kane mesatare 9-9.99% perfitojne 15% ulje te tarifes vjetore per vitin e pare.
PAGESAT: Pagesa mund te behet me 3 keste ose e gjitha nje heresh.
                     5% ulje per studentet qe bejne pagesen vjetore te plote.
Zhvillimi i mesimit ne te gjitha deget ne universitet behet ne gjuhen italiane. Frekuentimi eshte i domosdoshem 75%.

http://www.unizkm.al

Monday, June 10, 2013

Universiteti KRISTAL -Adresa: Autostrada Tirane-Durres, km 3.

                                              BAXHELOR
FAKULTETI I EKONOMISE

-Finance                                                                                                                     (2500euro/viti)
-Menaxhim Biznes                                                                                                      (2500euro/viti)
-Administrim Publik                                                                                                    (1700euro/viti)

FAKULTETI I DREJTESISE DHE I SHKENCAVE SOCIALE

-Drejtesi                                                                                                                     (2500euro/viti)
-Marredhenie Nderkombetare                                                                                    (2000euro/viti)
-Shkenca Komunikimi                                                                                                (1500euro/vit)
-Psikologji                                                                                                                  (1700euro/viti)
-Sociologji                                                                                                                  (1700euro/viti)
-Mesuesi per Arsimin Fillor                                                                                         (1700euro/viti)

FAKULTETI I ARTEVE

-Per te gjitha programet e studimit ne Fakultetin e Arteve aplikohet tarifa vjetore e studimit  2000 euro

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE

-Farmaci                                                                                                                       (4000euro/viti)
-Stomatologji                                                                                                                (4000euro/viti)
-Infermieri                                                                                                                     (2000euro/viti)
-Shendet Publik                                                                                                            (1700euro/viti)
-Laborant Mjekesor                                                                                                      (2000euro/viti)
-Fizioterapi                                                                                                                   (2000euro/viti)
-Imazheri dhe Radioterapi                                                                                             (2000euro/viti)
-Mani                                                                                                                           (2000euro/viti)
-Infermieristike ne Shendetin Publik                                                                               (2000euro/viti)

FAKULTETI I INXHINIERISE

-Elektronike                                                                                                                  (2500euro/viti)
-Informatike                                                                                                                  (2500euro/viti)
-Teknologji Informacioni                                                                                                (2500euro/viti)

                                                                MASTER
FAKULTETI I EKONOMISE

-Master i Shkencave ne Finance                                                                                    (2500euro/viti)
-Master i Shkencave ne Menaxhim Biznes                                                                     (2500euro/viti)
-Master i Shkencave ne Administrim Publik                                                                   (1700euro/viti)
-Master Profesional ne Finance-Kontabilitet                                                                  (1.5vite 3000euro)

FAKULTETI I DREJTESISE DHE SHKENCAVE SOCIALE

-Master i Shkencave e Drejte Civile                                                                               (2500euro/viti)
-Master i Shkencave e Drejte Penale                                                                             (2500euro/viti)
-Master i Shkencave e Drejte Publike                                                                            (2500euro/viti)
-Master i Shkencave ne Studime Europiane                                                                    (2500euro/viti)
-Master i Shkencave ne Marredhenie Nderkombetare                                                    (2000euro/viti)
-Master i Shkencave ne Psikologji                                                                                  (1700euro/viti)
-Master Profesional ne Edukim                                                                                      (1.5 vite 3000euro)

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKESORE 

-Master i Shkencave ne Menaxhimin dhe Koordinimin e Sherbimeve  Infermieristike ne Shendetin Publik                                                                                                                                    (2000euro/viti)
-Master Profesional  ne Shendet Publik dhe Menaxhim Spitalor                                      (2000euro/viti)

FAKULTETI I INXHINIERISE

-Master i Shkencave  ne Inxhinieri Elektronike                                                               (2500euro/viti)
-Master i Shkencave  ne Inxhinieri Informatike                                                               (2500euro/viti)
-Master i Shkencave ne Inxhinierine e Teknologjise se Informacionit                               (2500euro/viti)

INFORMACION RRETH PAGESES
 Pagesa mund te kryhet njeheresh ose me dy keste.
Kesti i pare i detyrueshem te paguhet ne momentin e regjistrimit
Kesti i dyte eshte i detyrueshem te paguhet para sezonit te pare te provimeve

http://www.kristal.edu.al/web/

Tuesday, June 4, 2013

Universiteti MARIN BARLETI Adresa: Tiranë, Rr."Sami Frashëri", Nr 41,

Studime Bachelor
Në UMB, përveç formimit universitar bashkëkohor dhe të përshtatur sipas kërkesave të tregut, studentët do të mund të gjejnë edhe mbështetjen e nevojshme për orientimin e karrierës së tyre. Kjo realizohet nëpërmjet këshillimit dhe orientimit të studentëve drejt një titulli diplome sipas prirjeve të tyre, në mënyrë qe të zgjedhin kurset dhe minorët që iu përshtaten më tepër e që do t'u sigurojnë një karrierë të qëndrueshme. 

1. MAJORËT (DEGËT)
Majorët përfaqësojnë formimin bazë të studimeve të larta Bachelor në përputhje me programet kryesore që ofron secili fakultet. Majorët përbëjnë themelin e studimeve Bachelor, të cilat mund të thellohen me zgjedhjen e një profili ose mund të riorientohen apo plotësohen me zgjedhjen e një minori. Majorët formohen nga lëndët bazë të çdo diplome, si dhe nga lëndët e core curriculës (lëndë të formimit të përgjithshëm).
  • Bachelor Standard
    • 1.1 Financë - Kontabilitet
    • 1.2 Administrim Biznesi
    • 1.3 Menaxhim Biznesi
    • 1.4 Drejtësi
    • 1.5 Shkenca Politike
    • 1.6 Psikologji
    • 1.7 Sociologji
    • 1.8 Edukim Fizik & Sporte
  • Bachelor Profesional
    • 1.8 Informatikë e Aplikuar
    • 1.9 Biznes
    • 1.10 Menaxhim
2. PROFILET 
Profilizimi nënkupton specializimin e thelluar të studentit në një drejtim të caktuar, gjë e cila i mundëson atij jo vetëm vazhdimin e studimeve master në të njëjtin drejtim me studimet Bachelor, por edhe formimin e njohurive të qëndrueshme, ku doktrina dhe teoria ndërthuret shumë mirë me praktikën.
  • 2.1 Ekonomiks
  • 2.2 Financë
  • 2.3 Kontabilitet
  • 2.4 Shërbime Financiare & Bankare
  • 2.5 Burime Njerëzore
  • 2.6 Marketing
  • 2.7 Menaxhim Operacionesh
  • 2.8 Shitjet dhe Rrjetet e Shpërndarjes
  • 2.9 Turizëm dhe Udhëtime
  • 2.10 Sisteme dhe Rrjete Kompjuterike
  • 2.11 Sistemet e Informacionit
  • 2.12 E Drejtë Civile
  • 2.13 E Drejtë Penale
  • 2.14 E Drejtë Tregtare
  • 2.15 E Drejtë Publike
  • 2.16 Administrim Publik
  • 2.17 Lidership
3. MINORËT 
Minori është i përbërë nga një grup lëndësh, të cilat mundësojnë një formim dytësor përkrah formimit bazë, Majorit. Minori i jep mundësi studentit të riorientojë zgjedhjen që ka bërë për vazhdimin e studimeve të larta, si dhe të ketë një zgjedhje më të gjerë për studimet Master, të cilat mund t’i kryejë qoftë në fushën e Diplomës, qoftë në atë të formimit dytësor, Minorit.
  • 3.1 Financë - Kontabilitet
  • 3.2 Burime njerëzore
  • 3.3 Marketing
  • 3.4 Menaxhim
  • 3.5 Teknologji Informacioni
  • 3.6 E Drejtë Biznesi
  • 3.7 Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • 3.8 Komunikim - Masmedia
  • 3.9 Administrim Publik
  • 3.10 Sociologji
  • 3.11 Psikologji
RRETH STUDIMEVE BACHELOR (PART TIME)
Për të gjithë studentët që e kanë kohën të kufizuar për arsye punësimi, familjare etj. UMB ofron studimet part time, si një alternativë e shkëlqyer për marrjen e diplomës së dëshiruar. Në sistemin e studimeve universitare me kohë te pjesshme pranë Universitetit "Marin Barleti", ju mund të studioni në fushën e Ekonomisë, Shkencave Politike dhe të Drejtësisë. Duke u nisur nga vetë natyra dhe specifikat e këtij programi, studentët kanë mundësinë të përballen jo vetëm me qasje të ndryshme në rrafshin akademik, por edhe të mësojnë nga praktika dhe eksperienca e lektorëve tanë, që janë nga më të zgjedhurit në vend. Ky sistem studimesh është mjaft dinamik dhe ju ndihmon të realizoni potencialin tuaj. Duke ju krijuar mundësinë që të zotëroni një diplomë në fushën e preferuar, tek UMB ju keni mundësinë të ngjisni shkallët e dijes dhe të përballeni me mjedise akademike e studentore tejet aktive. Ka shumë arsye përse ju duhet të zgjidhni studimet "part time" në Universitetin tonë. Një diplomë universitare ju jep një sërë avantazhesh në një botë mjaft konkurruese dhe këtë ju mund ta arrini edhe duke studiuar part time, pa u shkëputur nga angazhimet tuaja parësore. Me të njëjtat kurrikula, me të njëjtin staf e cilësi akademike, por me avantazhin që i ofron fleksibilitet këtij programi studimor, ai bëhet i përshtatshëm për të gjithë ata që u rikthehen studimeve pas një shkëputjeje kohore të caktuar, për ata që kanë një aktivitet të përditshëm e angazhues, për ata që kanë zhvilluar një karrierë të caktuar dhe dëshirojnë të ndryshojnë drejtimin e saj etj. UMB është një universitet cilësor, i cili, përveç formimit ndërdisiplinor që ofron, synon të zgjojë integritetin dhe të rrisë vlerat individuale tek studentët.

Dinamika e studimeve
Afati i studimeve me kohë te pjesshme është 6 semestra, ( viti akademik është i ndarë në 2 semestra). Studenti lejohet të frekuentojë vitin pasardhës kur ka fituar të paktën 50 % të krediteve të vitit paraardhës. Lëndët, të cilave u përkasin kreditet e mbetura, konsiderohen detyrime të mbartura. Studenti i studimeve me kohë të pjesshme diplomohet kur ka mbaruar studimet e plota dhe ka fituar të gjitha kreditet e detyrueshme për t’u diplomuar. Në degët që përfundojnë me mbrojtje diplome, studenti ka të drejtë të provohet për mbrojtjen e diplomës deri në 3(tre) vjet mbas mbarimit të procesit të studimeve. Gjatë kësaj periudhe ai mund të provohet deri në katër herë.

Rregullimi i orëve akademike
Viti akademik me kohë të pjesshme ka 44 javë mësimore. Ora mësimore është 50 minuta. Mësimi zhvillohet çdo të premte, 16:00-21:10 dhe çdo të shtunë 8:30-14:40 (ose 15:30).

Rregullimi i vlerësimit
Sistemi i studimeve me kohë të pjesshme nuk ka sezon provimesh. Kontrolli përfundimtar i dijeve përcaktohet nga departamenti përkatës në përfundim të lëndës së zhvilluar, brenda 2 javëve nga mbarimi i lëndës. Çdo lëndë, gjatë një viti akademik, ka dy thirrje për kontroll përfundimtar. Datat e thirrjeve përcaktohen nga departamentet dhe miratohen nga Dekani.

Denduria e vlerësimit dhe trupa përgjegjëse për vlerësimin Kontrolli i dijeve bëhet me pjesë dhe me provim përfundimtar. Studenti, që për arsye të ndryshme nuk ka mundur të shlyej detyrimin në kontrollin e pjesshëm të lëndës, ka të drejtë ta shlyej ketë pjesë në provimin përfundimtar. Komisionet e ngritura për provimin përfundimtar propozohen nga departamentet dhe miratohen nga Dekani.

Mënyrat e vlerësimit
Kontrolli i dijes bëhet me gojë, ose me shkrim dhe me gojë. Kjo vlen si për provimet, ashtu edhe për testimet apo seancat e kontrollit që mund të organizohen nga pedagogu. Studenti që nuk i ka legalizuar kreditet e grumbulluara në një lëndë, ose është vlerësuar negativisht, gëzon të drejtën të provohet në datën pasardhëse.

PROGRAMET MASTER I SHKENCAVE
Programet Master i Shkencave janë programe të ciklit të dytë të studimeve. Ofrojnë një formim të thelluar në një fushë të caktuar të specializuar studimi dhe e drejtojnë studentin drejt studimeve të doktoratës ose drejt karrierës në kërkim. Realizohen me 120 kredite dhe ofrohen me kohë të plotë. Programet ofrohen në tetor.

Programet "master i shkencave" ofrohen në këto fusha studimi dhe drejtime:

ADMINISTRIM PUBLIK
  • Administrativ-Ligjor
  • Administrativ-Ekonomik
STUDIME EVROPIANE
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci
  • Politikat Evropiane dhe Administrimi Publik
  • Studime Ekonomike Evropiane
  • E Drejtë Evropiane
SHKENCA JURIDIKE
  • E Drejtë Publike
  • E Drejtë Penale dhe Kriminologji
  • E Drejtë Tregtare
  • E Drejtë e Pronësisë dhe e Teknologjisë së Informacionit
KOMUNIKIM
  • Studime në Gazetari
  • Komunikim/ Studime në Gazetari Ndërkombëtare
  • Komunikim/ Marrëdhënie me Publikun në Nivel Ndërkombëtar
MENAXHIM BIZNESI
  • Logjistikë dhe Menaxhim Operacional
  • Marketing Strategjik
  • Menaxhim i Burimeve Njerëzore
  • Menaxhim i Sistemeve të Informacionit
FINANCË - KONTABILITET
  • Menaxhim Financiar
  • Shërbime Financiare & Bankare
  • Taksimi dhe Ligji
  • Kontabilitet
ZHVILLIM I QËNDRUESHËM
  • Qeverisja dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm
Programet "Master Profesional" me 60 kredite ofrohen në këto fusha studimi dhe drejtime:

FINANCË-KONTABILITET (Shiko në Format PDF) ADMINISTRIM BIZNESI (Shiko në Format PDF) ADMINISTRIM PUBLIK (Shiko në Format PDF) DREJTESI (Shiko në Format PDF) EDUKIM (Shiko në Format PDF) ZHVILLIM I QËNDRUESHËM
  • Qeverisja dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm
KOMUNIKIM
  • Komunikim Publik
  • Gazetari Ekonomike
Së shpejti:

ARKITEKTURË*:
  • Arkitektura Interiere
  • Arkitektura Industriale
  • Peisazhi i Territorit Urbanistik Mesdhetar
PROJEKTUESI I ARKITEKTURAVE TË QENDRUESHME*
  • Eko-arkitektura
    * në bashkëpunim me INARCH (Instituti Kombëtar i Arkitekturës, Itali)
SOCIOLOGJI ZHVILLIMI
  • Zhvillim Social Komunitar
  • Zhvillim Ekonomik dhe Studim Tregu
FINANCIMI DHE BURSAT
Për të stimuluar nxënësit me rezultate të shkëlqyera, UMB ofron për çdo vit akademik një numër bursash. Gjithashtu, për të promovuar studentët me prirje të veçanta në fushën e artit, kulturës dhe sportit, Universiteti "Marin Barleti" ka një program të veçantë bursash studimi dhe ndihme financiare, program punësimi, si dhe një partneritet me një numër bankash, i cili lehtëson kreditimin e studimeve.

Programi i bursave universitare të studimit përfshin:
  • bursa të pjesshme studimi;
  • bursa të plota studimi për arritje;
  • bursa për arritje në sport;
  • bursa për arritje kulturore;
  • çmime për arritje kulturore ose sportive;
  • ndihmë financiare;
  • ndihmë financiare për sezonin e verës;
  • programe punësimi të studentëve