Tuesday, June 4, 2013

Universiteti MARIN BARLETI Adresa: Tiranë, Rr."Sami Frashëri", Nr 41,

Studime Bachelor
Në UMB, përveç formimit universitar bashkëkohor dhe të përshtatur sipas kërkesave të tregut, studentët do të mund të gjejnë edhe mbështetjen e nevojshme për orientimin e karrierës së tyre. Kjo realizohet nëpërmjet këshillimit dhe orientimit të studentëve drejt një titulli diplome sipas prirjeve të tyre, në mënyrë qe të zgjedhin kurset dhe minorët që iu përshtaten më tepër e që do t'u sigurojnë një karrierë të qëndrueshme. 

1. MAJORËT (DEGËT)
Majorët përfaqësojnë formimin bazë të studimeve të larta Bachelor në përputhje me programet kryesore që ofron secili fakultet. Majorët përbëjnë themelin e studimeve Bachelor, të cilat mund të thellohen me zgjedhjen e një profili ose mund të riorientohen apo plotësohen me zgjedhjen e një minori. Majorët formohen nga lëndët bazë të çdo diplome, si dhe nga lëndët e core curriculës (lëndë të formimit të përgjithshëm).
  • Bachelor Standard
    • 1.1 Financë - Kontabilitet
    • 1.2 Administrim Biznesi
    • 1.3 Menaxhim Biznesi
    • 1.4 Drejtësi
    • 1.5 Shkenca Politike
    • 1.6 Psikologji
    • 1.7 Sociologji
    • 1.8 Edukim Fizik & Sporte
  • Bachelor Profesional
    • 1.8 Informatikë e Aplikuar
    • 1.9 Biznes
    • 1.10 Menaxhim
2. PROFILET 
Profilizimi nënkupton specializimin e thelluar të studentit në një drejtim të caktuar, gjë e cila i mundëson atij jo vetëm vazhdimin e studimeve master në të njëjtin drejtim me studimet Bachelor, por edhe formimin e njohurive të qëndrueshme, ku doktrina dhe teoria ndërthuret shumë mirë me praktikën.
  • 2.1 Ekonomiks
  • 2.2 Financë
  • 2.3 Kontabilitet
  • 2.4 Shërbime Financiare & Bankare
  • 2.5 Burime Njerëzore
  • 2.6 Marketing
  • 2.7 Menaxhim Operacionesh
  • 2.8 Shitjet dhe Rrjetet e Shpërndarjes
  • 2.9 Turizëm dhe Udhëtime
  • 2.10 Sisteme dhe Rrjete Kompjuterike
  • 2.11 Sistemet e Informacionit
  • 2.12 E Drejtë Civile
  • 2.13 E Drejtë Penale
  • 2.14 E Drejtë Tregtare
  • 2.15 E Drejtë Publike
  • 2.16 Administrim Publik
  • 2.17 Lidership
3. MINORËT 
Minori është i përbërë nga një grup lëndësh, të cilat mundësojnë një formim dytësor përkrah formimit bazë, Majorit. Minori i jep mundësi studentit të riorientojë zgjedhjen që ka bërë për vazhdimin e studimeve të larta, si dhe të ketë një zgjedhje më të gjerë për studimet Master, të cilat mund t’i kryejë qoftë në fushën e Diplomës, qoftë në atë të formimit dytësor, Minorit.
  • 3.1 Financë - Kontabilitet
  • 3.2 Burime njerëzore
  • 3.3 Marketing
  • 3.4 Menaxhim
  • 3.5 Teknologji Informacioni
  • 3.6 E Drejtë Biznesi
  • 3.7 Marrëdhënie Ndërkombëtare
  • 3.8 Komunikim - Masmedia
  • 3.9 Administrim Publik
  • 3.10 Sociologji
  • 3.11 Psikologji
RRETH STUDIMEVE BACHELOR (PART TIME)
Për të gjithë studentët që e kanë kohën të kufizuar për arsye punësimi, familjare etj. UMB ofron studimet part time, si një alternativë e shkëlqyer për marrjen e diplomës së dëshiruar. Në sistemin e studimeve universitare me kohë te pjesshme pranë Universitetit "Marin Barleti", ju mund të studioni në fushën e Ekonomisë, Shkencave Politike dhe të Drejtësisë. Duke u nisur nga vetë natyra dhe specifikat e këtij programi, studentët kanë mundësinë të përballen jo vetëm me qasje të ndryshme në rrafshin akademik, por edhe të mësojnë nga praktika dhe eksperienca e lektorëve tanë, që janë nga më të zgjedhurit në vend. Ky sistem studimesh është mjaft dinamik dhe ju ndihmon të realizoni potencialin tuaj. Duke ju krijuar mundësinë që të zotëroni një diplomë në fushën e preferuar, tek UMB ju keni mundësinë të ngjisni shkallët e dijes dhe të përballeni me mjedise akademike e studentore tejet aktive. Ka shumë arsye përse ju duhet të zgjidhni studimet "part time" në Universitetin tonë. Një diplomë universitare ju jep një sërë avantazhesh në një botë mjaft konkurruese dhe këtë ju mund ta arrini edhe duke studiuar part time, pa u shkëputur nga angazhimet tuaja parësore. Me të njëjtat kurrikula, me të njëjtin staf e cilësi akademike, por me avantazhin që i ofron fleksibilitet këtij programi studimor, ai bëhet i përshtatshëm për të gjithë ata që u rikthehen studimeve pas një shkëputjeje kohore të caktuar, për ata që kanë një aktivitet të përditshëm e angazhues, për ata që kanë zhvilluar një karrierë të caktuar dhe dëshirojnë të ndryshojnë drejtimin e saj etj. UMB është një universitet cilësor, i cili, përveç formimit ndërdisiplinor që ofron, synon të zgjojë integritetin dhe të rrisë vlerat individuale tek studentët.

Dinamika e studimeve
Afati i studimeve me kohë te pjesshme është 6 semestra, ( viti akademik është i ndarë në 2 semestra). Studenti lejohet të frekuentojë vitin pasardhës kur ka fituar të paktën 50 % të krediteve të vitit paraardhës. Lëndët, të cilave u përkasin kreditet e mbetura, konsiderohen detyrime të mbartura. Studenti i studimeve me kohë të pjesshme diplomohet kur ka mbaruar studimet e plota dhe ka fituar të gjitha kreditet e detyrueshme për t’u diplomuar. Në degët që përfundojnë me mbrojtje diplome, studenti ka të drejtë të provohet për mbrojtjen e diplomës deri në 3(tre) vjet mbas mbarimit të procesit të studimeve. Gjatë kësaj periudhe ai mund të provohet deri në katër herë.

Rregullimi i orëve akademike
Viti akademik me kohë të pjesshme ka 44 javë mësimore. Ora mësimore është 50 minuta. Mësimi zhvillohet çdo të premte, 16:00-21:10 dhe çdo të shtunë 8:30-14:40 (ose 15:30).

Rregullimi i vlerësimit
Sistemi i studimeve me kohë të pjesshme nuk ka sezon provimesh. Kontrolli përfundimtar i dijeve përcaktohet nga departamenti përkatës në përfundim të lëndës së zhvilluar, brenda 2 javëve nga mbarimi i lëndës. Çdo lëndë, gjatë një viti akademik, ka dy thirrje për kontroll përfundimtar. Datat e thirrjeve përcaktohen nga departamentet dhe miratohen nga Dekani.

Denduria e vlerësimit dhe trupa përgjegjëse për vlerësimin Kontrolli i dijeve bëhet me pjesë dhe me provim përfundimtar. Studenti, që për arsye të ndryshme nuk ka mundur të shlyej detyrimin në kontrollin e pjesshëm të lëndës, ka të drejtë ta shlyej ketë pjesë në provimin përfundimtar. Komisionet e ngritura për provimin përfundimtar propozohen nga departamentet dhe miratohen nga Dekani.

Mënyrat e vlerësimit
Kontrolli i dijes bëhet me gojë, ose me shkrim dhe me gojë. Kjo vlen si për provimet, ashtu edhe për testimet apo seancat e kontrollit që mund të organizohen nga pedagogu. Studenti që nuk i ka legalizuar kreditet e grumbulluara në një lëndë, ose është vlerësuar negativisht, gëzon të drejtën të provohet në datën pasardhëse.

PROGRAMET MASTER I SHKENCAVE
Programet Master i Shkencave janë programe të ciklit të dytë të studimeve. Ofrojnë një formim të thelluar në një fushë të caktuar të specializuar studimi dhe e drejtojnë studentin drejt studimeve të doktoratës ose drejt karrierës në kërkim. Realizohen me 120 kredite dhe ofrohen me kohë të plotë. Programet ofrohen në tetor.

Programet "master i shkencave" ofrohen në këto fusha studimi dhe drejtime:

ADMINISTRIM PUBLIK
  • Administrativ-Ligjor
  • Administrativ-Ekonomik
STUDIME EVROPIANE
  • Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci
  • Politikat Evropiane dhe Administrimi Publik
  • Studime Ekonomike Evropiane
  • E Drejtë Evropiane
SHKENCA JURIDIKE
  • E Drejtë Publike
  • E Drejtë Penale dhe Kriminologji
  • E Drejtë Tregtare
  • E Drejtë e Pronësisë dhe e Teknologjisë së Informacionit
KOMUNIKIM
  • Studime në Gazetari
  • Komunikim/ Studime në Gazetari Ndërkombëtare
  • Komunikim/ Marrëdhënie me Publikun në Nivel Ndërkombëtar
MENAXHIM BIZNESI
  • Logjistikë dhe Menaxhim Operacional
  • Marketing Strategjik
  • Menaxhim i Burimeve Njerëzore
  • Menaxhim i Sistemeve të Informacionit
FINANCË - KONTABILITET
  • Menaxhim Financiar
  • Shërbime Financiare & Bankare
  • Taksimi dhe Ligji
  • Kontabilitet
ZHVILLIM I QËNDRUESHËM
  • Qeverisja dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm
Programet "Master Profesional" me 60 kredite ofrohen në këto fusha studimi dhe drejtime:

FINANCË-KONTABILITET (Shiko në Format PDF) ADMINISTRIM BIZNESI (Shiko në Format PDF) ADMINISTRIM PUBLIK (Shiko në Format PDF) DREJTESI (Shiko në Format PDF) EDUKIM (Shiko në Format PDF) ZHVILLIM I QËNDRUESHËM
  • Qeverisja dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm
KOMUNIKIM
  • Komunikim Publik
  • Gazetari Ekonomike
Së shpejti:

ARKITEKTURË*:
  • Arkitektura Interiere
  • Arkitektura Industriale
  • Peisazhi i Territorit Urbanistik Mesdhetar
PROJEKTUESI I ARKITEKTURAVE TË QENDRUESHME*
  • Eko-arkitektura
    * në bashkëpunim me INARCH (Instituti Kombëtar i Arkitekturës, Itali)
SOCIOLOGJI ZHVILLIMI
  • Zhvillim Social Komunitar
  • Zhvillim Ekonomik dhe Studim Tregu
FINANCIMI DHE BURSAT
Për të stimuluar nxënësit me rezultate të shkëlqyera, UMB ofron për çdo vit akademik një numër bursash. Gjithashtu, për të promovuar studentët me prirje të veçanta në fushën e artit, kulturës dhe sportit, Universiteti "Marin Barleti" ka një program të veçantë bursash studimi dhe ndihme financiare, program punësimi, si dhe një partneritet me një numër bankash, i cili lehtëson kreditimin e studimeve.

Programi i bursave universitare të studimit përfshin:
  • bursa të pjesshme studimi;
  • bursa të plota studimi për arritje;
  • bursa për arritje në sport;
  • bursa për arritje kulturore;
  • çmime për arritje kulturore ose sportive;
  • ndihmë financiare;
  • ndihmë financiare për sezonin e verës;
  • programe punësimi të studentëve

No comments:

Post a Comment