Sunday, June 16, 2013

Universiteti HENA E PLOTE-BEDER :Adresa-Rruga Jordan Misja,Tirane

BACHELOR
-Drejtesi                                                                                                (1450euro/vit)
-Shkenca Islame                                                                                    (1100euro/vit)
-Shkenca Komunikimi                                                                           (1100euro/vit)
-Gjuhe dhe Letersi Angleze                                                                    (1100euro/vit)
-Gjuhe dhe Letersi Turke                                                                       (1100euro/vit)
-Arsim Parashkollor dhe Fillor                                                                (1100euro/vit)
-Psikologji Keshillimi dhe Pedagogji                                                       (1100euro/vit)

MASTER

-Mesuesi ne Gjuhe dhe Letersi Angleze
-Mesuesi ne Gjuhe dhe Letersi Turke
-E Drejte Penale
-E Drejte Nderkombetare
-Gazetari
-Marrdhenie Publike
-Shkencat Moderne (Islame)
-Shkencat Themelore Islame
-Keshillim dhe asistence Fetare
-Gjuhe dhe Letersi Turke
-Menaxhim Arsimor,Planifikim dhe zhvillim i Kurrikules
-Psikologji Keshillimi dhe Pedagogji
-Perkthim dhe Interpretim
Cmimi 1000euro/viti per tghitha llojet e masterave.

Pranimet në Bachelor

Rektorati cakton një komision për përzgjedhjen e kandidatëve. Ky komision bën përzgjedhjen e studentëve në bazë të dokumentacionit të paraqitur. Kandidatët që dëshirojnë të vazhdojnë studimet në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër), duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
  • Mesatare mbi 8 (mund të kryejnë regjistrim, pas shqyrtimit të dosjes nga komisioni përkatës i secilit departament);
  • Provim pranimi për ata që nuk përmbushin kriterin e mesatares;
  • Letërmotivimi (ese të shkurtër rreth motivit të zgjedhjes së programit të studimit);
  • Intervistë nga komisioni i ngritur, sipas departamenteve përkatëse.
Dokumentacioni i nevojshëm për regjistrim:
Të gjithë aplikantët  duhet të paraqesin dokumentet e nevojshme për t’u regjistruar pranë Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër).
Për studentët shqiptarë:
  • Diploma origjinale e shkollës së mesme;
  • Lista e notave origjinale e shkollës së mesme;
  • Fotokopje e pasaportës ose e kartës së identitetit;
  • Raport mjekësor;
  • 4 fotografi;
  • Mandati bankar i pagesës.
Për studentët e huaj:
  • Diplomë origjinale, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe;
  • Transkript notash origjinal, me vulë “Apostile”, e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe;
  • Raport mjekësor, me vulë “Apostile”, i noterizuar dhe i përkthyer në gjuhën shqipe;
  • Fotokopje e noterizuar e pasaportës (faqja e parë, e dytë dhe e fundit);
  • Fotokopje e noterizuar e lejes së qëndrimit në Shqipëri;
  • 4 fotografi;
  • Mandati bankar i pagesës.


Pranimet në Master

Programet master në Shkollën e Lartë“Hëna e Plotë”( Bedër) u japin përgjigje interesit të studentëve dhe tregut. Studimet e ciklit të dytë synojnë thellimin e njohurive në një fushë të caktuar dhe përfitimin e një formimi akademik apo profesional e studentit.  Pas studimeve master studentët mund të vazhdojnë nivelin doktoral të studimeve.  Programet e ciklit të dytë janë të ndara nëMaster Shkencor dhe Master Profesional.  Shkolla e Lartë“Hëna e Plotë”(Bedër) ofron  një listë të gjerë  programesh studimi të ciklit të dytë ( Master Shkencor dhe Profesional)për studentët shqiptarë dhe të huaj.
Sipas planifikimit të karrierës së tyre, studentët mund të zgjedhin të studiojnë në këto programe duke patur si garanci, nivelin e lartë të stafit akademik të angazhuar, kurrikul të përgatitur në bazë të eksepriencave të universiteteve më të njohura në botë dhe një ambient të përshtatshëm për kërkim shkencor.
Master  Shkencor
Master i shkencave në drejtësi në profilet:
  • E drejta penale
  • E drejta ndërkombëtare
Master i shkencave në shkenca komunikimi në profilet:
  • Marrëdhënie me publikun 
  • Gazetari
Master i shkencave në shkenca islame në profilet: 
  1. Shkencat e shërbimeve shpirtërore;
  2. Shkencat moderne islame;
  3. Shkencat themelore islame;
  4. Master i shkencave në menaxhimin arsimor, planifikim dhe zhvillim kurrikule;
  5. Master i shkencave në psikologji këshillimi;
  6. Master shkencor në gjuhë dhe letërsi turke;
  7. Master shkencor në gjuhë dhe letërsi angleze;
  8. Master shkencor në përkthim dhe interpretim;
Master Profesional
  • Master profesional në mësuesi, gjuhë angleze për arsimin e mesëm
  • Master profesional në mësuesi, gjuhë turke për arsimin e mesëm
Kriteret e pranimit: 
Pranohen për t’u regjistruar në programin e studimeve të ciklit të parë master, shtetasit shqiptarë dhe të huaj që plotësojnë këto kushte:
  • Vërtetojnë me dokumente zyrtare  mbarimin e studimeve të ciklit të parë me gradën Bachelor në Shqipëri ose jashtë shtetit (ekuivalentuar sipas kritereve, të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës);
  • Plotësojnë kushtet e tjera të pranimit, të përcaktuara në rregulloren e brendshme të Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër);
  • Pranojnë pagesën  e tarifës së caktuar mujore ose vjetore.
Përzgjedhja e kandidatëve bëhet nga një komision i caktuar nga dekanati, mbështetur në dokumentacionin e paraqitur. Numri i pranimeve bazohet në mundësitë reale të institucionit për një proces akademik  normal dhe brenda standardeve të kërkuara nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës.
Dokumentacioni:
  • Të gjithë aplikantët duhet të kenë këto dokumente për t’u regjistruar pranë Shkollës së Lartë  “Hëna e Plotë” (Bedër);
  • Letër pranimi;
  • CV (curriculum vitae)
  • Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë “Apostile”, për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
  • Transkript notash zyrtar të studimeve universitare (e noterizuar dhe e përkthyer në gjuhën shqipe, me vulë apostile,  për studentët e huaj apo ato shqiptarë me një diplomë të huaj);
  • Fotokopje e kartës së identitetit ose pasaportës (për studentët e huaj, e noterizuar);
  • 4 fotografi;
  • Mandati bankar i pagesës.



Bursat e Studimit

Duke synuar përzgjedhjen dhe përgatitjen cilësore të studentëve, Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) ofron mundësi të shumta për bursa studimi në të gjitha programet e studimit Bachelor.
1.Shkolla e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) ofron bursa studimi për maturantët që kanë arritur rezultate të larta në Maturën Shtetërore 2012. Përqindja e bursës është si më poshtë:
Mbi  - 6251 pikëpërfitojnë 100%   bursë studimi
6001 - 6250 pikëpërfitojnë  75%   bursë studimi
5500 - 6000 pikëpërfitojnë  50%   bursë studimi

2.Një tjetër mundësi për të përfituar bursa studimi në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër) është  renditja e nxënësve në shkollën e mesme.
100% bursë studimi për të parët e shkollave të mesme 
75% bursë studimi për të dytët e shkollave të mesme
50% bursë studimi për të tretët e shkollave të mesme

3.Të gjithë ata që kanë fituar çmime të para në konkurse dhe olimpiada kombëtare dhe ndërkombëtare përfitojnë mundësinë për të studiuar me 100% bursë studimi për të parin, 75% bursë studimi për të dytin dhe 50% bursë studimi për çmimet e treta.
4.Rezultatet e arritura në provimin e njohurive të gjuhës angleze TOEFL, është një mundësi tjetër për të përfituar bursë:
100 - 120 pikëpërfitojnë 100%   bursë studimi
90 - 100 pikëpërfitojnë  75%   bursë studimi
80 - 90 pikëpërfitojnë  50%   bursë studimi

5.Provimi SAT: Të gjithë ata që plotësojnë kriteret e mëposhtme nga rezultatet e provimit SAT, mund të përfitojnë bursë studimi në Shkollën e Lartë “Hëna e Plotë” (Bedër):
1900 – 2000 pikëpërfitojnë 100% bursë studimi
1800 – 1900 pikëpërfitojnë  75% bursë studimi
1700 – 1800 pikëpërfitojnë  50% bursë studimi


No comments:

Post a Comment